🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 24 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $80,642 ▼ -1.44% ETH $2,368 ▼ -1.49% XRP $1.2785 ▼ -3.45% SOL $101.5700 ▼ -2.79%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
24 Tet 2026
Breaking
Arte

Gonxhja dënon dëmtimin e monumenteve të kulturës: Asnjë qëllim nuk justifikon shkatërrimin e trashëgimisë

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, dënoi dëmtimin e godinave publike, mes tyre edhe monumenteve të kulturës të kategorive I dhe II, duke theksuar se asnjë pakënaqësi nuk justifikon dhunën dhe shkatërrimin e pasurisë së përbashkët.

Gonxhja publikoi në rrjetet sociale pamje të dëmeve të shkaktuara, ku evidentohen xhama të thyer, dyer të shkatërruara dhe fasada të dëmtuara nga flakët.

“Si Ministër përgjegjës për Kulturën, e dënoj pa asnjë rezervë këtë dhunë të verbër”, u shpreh Gonxhja.

Ai theksoi se protestat janë një e drejtë demokratike, por kjo e drejtë nuk duhet të shoqërohet me akte dhune dhe shkatërrimi.

Gonxhja nënvizoi se godinat publike janë hapësira ku ofrohen shërbime për qytetarët, ndërsa monumentet e kulturës përfaqësojnë vlera historike që duhen ruajtur për brezat e ardhshëm.

“Trashëgimia kulturore është pasuri e të gjithë shqiptarëve, sot e nesër. Asnjë qëllim nuk e justifikon dëmtimin e saj”, përfundoi Gonxhja.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.