☀️
Tiranë 20°C · Kthjellët 18 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲2.61%
ARI 4,181 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,969 ▲ +0.49% ETH $2,415 ▼ -0.58% XRP $1.2955 ▼ -0.19% SOL $103.9400 ▼ -0.16%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
18 Tet 2026
Breaking
Arte

Gonxhja: Një bashkëbisedim mbi rëndësinë e kulturës dhe trashëgimisë me studentët e Universitetit “Nënë Tereza”

Vizita në Tiranë e një grupi studentësh të Universitetit “Nënë Tereza” nga Shkupi u shoqërua me një bashkëbisedim mbi rëndësinë e kulturës, trashëgimisë dhe rolit, që ata kanë në forcimin e lidhjeve mes shqiptarëve kudo që jetojnë. Studentët në Tiranë u takuan me Blendi Gonxhen ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, që thekson dhe rëndësinë e kësaj vizite.

“Së bashku me studentët e Universitetit “Nënë Tereza” nga Shkupi dhe Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, SH.T.Z. Denion Meidani, vizituam Muzeun Kombëtar “Shtëpia me Gjethe”, një hapësirë e rëndësishme e kujtesës sonë historike dhe reflektimit mbi të kaluarën.

Vizita u shoqërua me një bashkëbisedim të hapur me të rinjtë mbi rëndësinë e kulturës, trashëgimisë dhe rolit që ata kanë në forcimin e lidhjeve mes shqiptarëve kudo që jetojnë. Këto takime krijojnë mundësi të reja për shkëmbim përvojash, bashkëpunim dhe ndërtimin e urave të qëndrueshme mes brezave të rinj”, shprehet ministri Gonxhja në rrjete sociale. Gonxhja thotë se gjatë këtij takimi u diskutua dhe mbi mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit me Agjencinë Kombëtare të Rinisë për të zhvilluar programe, shkëmbime dhe projekte, që forcojnë lidhjet mes të rinjve shqiptarë në rajon.

“Në këtë kuadër, diskutuam edhe mbi mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit me Agjencinë Kombëtare të Rinisë, për të zhvilluar programe të përbashkëta që nxisin mobilitetin, pjesëmarrjen aktive të të rinjve, shkëmbimet kulturore dhe projektet që forcojnë lidhjet mes të rinjve shqiptarë në rajon. Falënderoj Universitetin “Nënë Tereza”, Ambasadorin Denion Meidani dhe të gjithë studentët për energjinë, interesin dhe angazhimin e tyre”, shprehet ministri Gonxhja.

Më tej ministri i MTKS-së thotë se investimi te rinia është investim për të ardhmen dhe për një hapësirë shqiptare më të lidhur, më bashkëpunuese dhe më të fortë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.