🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 18 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲2.61%
ARI 4,181 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,534 ▲ +0.04% ETH $2,397 ▼ -1.18% XRP $1.2842 ▼ -1.09% SOL $103.0900 ▼ -0.84%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
18 Tet 2026
Breaking
Bota

SHBA – Rubio mbështet vendimin e Trump për të pezulluar pa afat sanksionet ndaj Rusisë

UASHINGTON, 18 tetor /ATSH-DPA/- Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio ka mbështetur vendimin e diskutueshëm të presidentit Donald Trump, për të pezulluar pa një afat të përcaktuar, zbatimin e një projektligji për sanksione ndaj Rusisë, i cili ishte miratuar tashmë nga Kongresi amerikan.

I pyetur nga gazetarët dje në mbrëmje, para se të nisej drejt Uzbekistanit, Rubio tha se Trump dëshiron fillimisht të analizojë ndikimin që do të kenë tarifat doganore dhe sanksionet si në ekonominë botërore, ashtu edhe në atë amerikane.

“Besoj se presidenti dëshiron ta shfrytëzojë këtë periudhë 60-ditore, për të analizuar se çfarë do të thotë vendosja e sanksioneve dhe tarifave doganore për ekonominë botërore dhe ekonominë amerikane”, tha Rubio.

Ai iu referua konflikteve dhe luftërave që po zhvillohen aktualisht në vende të ndryshme të botës dhe që kanë pasoja negative për tregtinë ndërkombëtare dhe furnizimin me energji.

Rubio përmendi Iranin dhe Ngushticën e Hormuzit, si dhe shtimin e sulmeve të rebelëve Houthi ndaj Arabisë Saudite.

Ai iu referua gjithashtu luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, gjatë së cilës po sulmohen edhe infrastruktura dhe objektet energjetike.

Sipas tij, të gjitha këto zhvillime ndikojnë edhe në çmimet e energjisë.

Të premten, Trump e justifikoi pezullimin e projektligjit me argumentin se, ky vendim ishte në interesin kombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Rubio: Ligji prek edhe Indinë dhe vende të tjera

Rubio tha se sanksionet e parashikuara në ligj prekin edhe vende të tjera, përfshirë Indinë.

India, e cila pavarësisht përpjekjeve për të diversifikuar burimet e furnizimit, vazhdon të sigurojë një pjesë të madhe të nevojave të saj për energji nga Rusia, është gjithashtu një aleate e rëndësishme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Duhet t’i marrim parasysh të gjitha këto dhe të vlerësojmë se si ndikojnë faktorët te njëri-tjetri”, tha Rubio.

“Na duhet kjo periudhë kohore për t’i studiuar të gjitha këto dhe për të përcaktuar se cili është kombinimi i duhur i masave”, shtoi ai.

Projektligji synonte të shtonte presionin ndaj Kremlinit për shkak të luftës në Ukrainë, përmes masave të reja ndëshkuese me ndikim të gjerë ekonomik.

Trump e nënshkroi projektligjin në mesin e shtatorit, pasi ai ishte miratuar nga Kongresi amerikan.

Paketa e masave kishte siguruar më herët, mbështetjen e shumicës së ligjvënësve nga të dyja partitë kryesore amerikane, republikanët dhe demokratët.

Sipas projektligjit, tarifat doganore dhe sanksionet e parashikuara në të, do të hynin automatikisht në fuqi 30 ditë pas nënshkrimit, përveç rastit kur presidenti do të merrte një vendim tjetër brenda kësaj periudhe.

Trump i pezulloi masat para përfundimit të afatit të përcaktuar nga Kongresi. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.