Tiranë 36°C · Pjesërisht vranët 20 August 2026
S&P 500 7,708 ▲0.21%
DOW 53,463 ▲0.22%
NASDAQ 26,331 ▲0.16%
NAFTA 86.85 ▲2.92%
ARI 4,544 ▼0.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $71,922 ▲ +11.51% ETH $2,286 ▲ +18.8% XRP $1.1596 ▲ +15.25% SOL $87.1100 ▲ +12.4%
S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 86.85 ▲2.92 % ARI 4,544 ▼0.03 % S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 86.85 ▲2.92 % ARI 4,544 ▼0.03 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
20 Aug 2026
Breaking
Kosova

Gottemoeller: Stabiliteti i Kosovës është i rëndësishëm për sigurinë dhe stabilitetin e gjithë Evropës

Zëvendës sekretarja e përgjithshme e NATO-s, Rose Gottemoeller gjatë vizitës së saj në Kosovë tha se trupat paqeruajtëse të KFOR-it do të mbeten në këtë vend për aq sa është e nevojshme dhe transformimi i FSK-së në ushtri duhet të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese, raporton Anadolu Agency (AA).

Me rastin e vizitës së delegacionit të Këshillit Atlantik të Veriut në format të KFOR-it të udhëhequr nga Zëvendës sekretarja e përgjithshme e NATO-s, Rose Gottemoeller u takua komandantin e KFOR-it Gjeneral Major Giovani Fungo dhe autoritetet e nivelit të lartë në Kosovë, përfshirë edhe përfaqësuesit e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe përfaqësues OKB-së, Bashkimit Evropian dhe OSBE-së në Kosovë.

Në një konferencë për media në Shtabin Qendror të KFOR-it në Prishtinë, Gottemoeller konfirmoi se në takimet me përfaqësuesit kosovarë kanë diskutuar transformimin e FSK-së në ushtri, duke përsëritur fjalët e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s i cili në shkurt të këtij viti kishte vizituar Kosovën, se të gjithë vendimmarrësit në Kosovë duhet të bashkëpunojnë që transformimi të bëhet në përputhje me procedurat përkatëse kushtetuese.

Ajo theksoi se vizita e sotme e tyre është shenjë e përkushtimit të NATO-s në Kosovë si dhe e angazhimit të NATO-s për paqe dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor.

“NATO është e angazhuar këtu që 18 vjet në mënyrë që Kosova dhe ky rajon të jetë i sigurt. KFOR-i është një histori suksesi për Aleancën (NATO-n) dhe për të gjithë partnerët e saj sepse ne jemi këtu jo vetëm me shtetet anëtare por edhe me një numër të madh të partnerëve. KFOR-i ka kontribuar në normalizimin e gjendjes së sigurisë në rajon, në kuadër të NATO-s, i cili mbetet një element kyç i përpjekjeve tona për projektin e stabilitetit në mjedisin tonë”, tha Gottemoeller.

Duke theksuar se siguria dhe stabiliteti i Kosovës është i rëndësishëm për sigurinë dhe stabilitetin e gjithë Evropës, ajo deklaroi se KFOR-i do të qëndrojë në Kosovë për aq kohë sa është e nevojshme dhe nuk do të largohet derisa të përmbush detyrën e tij.

Ndryshe, Këshilli Atlantik i Veriut është organi kryesor vendim-marrës politik brenda NATO-s, i përbërë nga 29 përfaqësues të përhershëm të NATO-s nën kryesinë e Sekretarit të Përgjithshëm, Jens Stoltenberg.

Vizita parasheh praninë e Këshillit Atlantik të Veriut dhe përfaqësuesve të përhershëm të vendeve jo kontribuese të NATO-s, KFOR-it. Ai bashkon përfaqësuesit e nivelit të lartë të secilit shtet anëtar për të diskutuar çështjet politike ose operacionale të cilat kërkojnë vendime kolektive.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.