☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 101.17 ▼0.58%
ARI 4,038 ▼0.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,233 ▲ +0.06% ETH $2,330 ▲ +0.49% XRP $1.3122 ▲ +1.37% SOL $100.6600 ▼ -0.65%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.17 ▼0.58 % ARI 4,038 ▼0.02 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.17 ▼0.58 % ARI 4,038 ▼0.02 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Kosova

Gjykata Supreme e hedh si “të palejuar” ankesën e Blerim Isufajt për largimin nga pozita e kryeprokurorit

Gjykata Supreme e Kosovës, në seancën e kolegjit të mbajtur më 27 tetor 2026, ka nxjerrë aktvendim me të cilin e ka hedhur si të palejuar ankesën e Blerim Isufajt, Kryeprokuror i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, të paraqitur kundër vendimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), nr. 695/2026, të datës 2 tetor 2026, lidhur me largimin e tij nga pozita udhëheqëse.

Në njoftim thuhet se pas shqyrtimit të lejueshmërisë së ankesës, në kuptim të nenit 15 të Ligjit për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve dhe në lidhje me dispozitat përkatëse të Ligjit për Konfliktet Administrative, Gjykata Supreme ka konstatuar se ankesa është e palejuar.

“Gjatë vlerësimit, Gjykata ka marrë parasysh natyrën juridike të vendimit të kontestuar, bazën ligjore mbi të cilën është nxjerrë dhe procedurën në kuadër të së cilës është marrë, duke ardhur në përfundimin se nuk janë plotësuar kushtet ligjore për shqyrtimin e ankesës nga Gjykata Supreme në kuadër të kompetencës së veçantë të përcaktuar me nenin 15 të Ligjit për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve.

Sipas vlerësimit të kolegjit të Gjykatës Supreme, fakti që një vendim i Këshillit sjell ndërprerjen e ushtrimit të funksionit ose pozitës udhëheqëse të kryeprokurorit nuk përcakton, në vetvete, natyrën disiplinore të atij vendimi. Që një vendim të cilësohet si disiplinor, kërkohet që, për nga përmbajtja dhe procedura e zhvilluar, ai të ketë për objekt konstatimin e përgjegjësisë disiplinore dhe përcaktimin e pasojave juridike që rrjedhin nga kjo përgjegjësi, në përputhje me dispozitat përkatëse të Ligjit për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se në rastin konkret, Gjykata Supreme ka vlerësuar se vendimi i KPK-së për largimin e kryeprokurorit nga pozita udhëheqëse është nxjerrë në bazë të nenit 22, paragrafit 5, të Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës, pa u konstatuar përgjegjësia disiplinore e ankuesit. Për këtë arsye, vendimi i kontestuar, për nga natyra e tij juridike, përbën akt individual me karakter administrativ dhe jo vendim disiplinor në kuptim të ligjit përkatës.

Rrjedhimisht, ligjshmëria e këtij vendimi i nënshtrohet kontrollit gjyqësor në procedurën e konfliktit administrativ, para gjykatës me kompetencë lëndore, sipas legjislacionit në fuqi. Ky vlerësim mbështetet në nenet 1, 4 dhe 10, paragrafi 2, të Ligjit për Konfliktet Administrative, si dhe në këshillën juridike të dhënë në vetë vendimin e kontestuar.

Për këto arsye, duke qenë se nuk ekziston bazë e mjaftueshme ligjore për ushtrimin e kompetencës së veçantë të Gjykatës Supreme, të përcaktuar me nenin 15 të Ligjit nr. 06/L-057 për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, kolegji i Gjykatës Supreme ka vendosur që ankesën e ankuesit ta hedhë si të palejuar. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.