Kronika
Grabiti 228 mijë lekë, arrestohet 18-vjeçari
Një 18-vjeçar është arrestuar në Durrës pasi vodhi një shumë prej 228.000 lekë të reja në një market. Ngjarja ka ndodhur sot, 6 gusht ku Klaudio Qamilja 18 vjeç grabiti shumën e parave në një supermarket në lagjen nr.1 të Durrësit, me administrator shtetasin S.G. 48 vjeç.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma prej 195.000 lekë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Vjedhja”parashikuar në nenin 134 të Kodit Penal.