☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 06 April 2026
S&P 500 6,612 ▲0.44%
DOW 46,670 ▲0.36%
NASDAQ 21,996 ▲0.54%
NAFTA 112.90 ▲1.22%
ARI 4,680 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $69,851 ▲ +3.3% ETH $2,148 ▲ +3.81% XRP $1.3414 ▲ +2.87% SOL $81.9600 ▲ +2.28%
S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 112.90 ▲1.22 % ARI 4,680 ▲0 % S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 112.90 ▲1.22 % ARI 4,680 ▲0 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Kronika

Grabitja e makinës “security”, arrestohen 6 punonjësit e policisë private

Policia e Tiranës ka njoftuar arrestimin e 6 punonjësve të SHPSF “Rogat Security”, me akuzën se nuk vepruan për ruajtjen e vlerave monetare, në rastin e grabitjes së automjetit të blinduar me rreth 3 milionë euro.

Në pranga janë vënë Alban Sharra, Agron Ademi, Agron Lloha, Niko Prifti, Eduart Metollari dhe administratori i shoqërisë, Artan Mane.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të grabitjes.

Automjeti i blinduar i shoqërisë private të sigurimit, që transportonte parà, është grabitur mesditën e së enjtes në afërsi të Laknasit, në kryeqytet.

Me anë të një njoftimi zyrtar për shtyp, Policia e Tiranës bëri të ditur se, dy automjeteve të sigurisë private, një furgoni dhe një automjeti tjetër shoqërues, të cilat ishin duke udhëtuar në drejtim të Rinasit, u është ndërprerë rruga nga një automjet tip fuoristradë, me targa TR 8801 E, në të cilin dyshohet se udhëtonin disa persona.

“Nga mjeti tip fuoristradë kanë zbritur disa persona të veshur me pajisje policie, maska dhe armë zjarri, të cilët me anë të një sendi të fortë kanë thyer xhamat e automjetit të blinduar dhe kanë zbritur me forcë punonjësit e policisë private, duke i shtrirë në tokë. Pasi kanë marrë sasinë e parave, ata janë larguar me automjetin e tyre. Dyshohet gjithashtu se, këta persona të kenë gjuajtur me armë zjarri, pasi në vendngjarje janë gjetur disa gëzhoja”, thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës.

Më pas, autorët kanë braktisur makinën e tyre, duke e djegur vetëm disa metra larg vendit të ngjarjes. Deri më tani janë shoqëruar në polici 6 punonjësit e policisë private, për t’u marrë në pyetje lidhur me ngjarjen, ndërsa pika të shumta kontrolli janë ngritur në të gjithë akset kryesore të Tiranës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.