Ekonomia

Gratë në biznes- Shqipëria në programin e huasë së BERZH-it

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH),në kuader te Programit të Grave në Biznes për Ballkanin Perëndimor, do të lançojë këtë javë në Tiranë marrëveshjen e huasë, në mbështetje të grave shqiptare biznesmene.

Në një njoftim për shtyp, BERZH, bëri të ditur sot se, marrëveshja e huasë do të nënshkruhet ndërmjet BERZH dhe Intesa Sanpaolo Bank Albania.

“Programi për gratë në Biznes”, do të mbështesë femrat sipërmarrëse  duke u ofruar atyre një qasje të re në financa dhe njohjen se si të rrisin bizneset e tyre.

Linjat kreditore të BERZH-it, do të levrohen nga institucionet financiare partnere lokale per ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) që drejtohen nga gratë.

Ky financim do të mbështesë shtimin me asistencë teknike në biznes dhe shërbime.

Aksionarë të BERZH-it për këtë huadhënie janë qeveritë e Italisë, Luksemburgut dhe Suedisë. Në ceremoninë e lancimit të kësaj huadhënie do të marrin pjesë Christoph Denk, Shefi i Zyrës,së BERZH në Shqipëri, Phil Bennett, President i parë, i BERZH, Alberto Cutillo, Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Silvio Pedrazzi, CEO, Intesa Sanpaolo Bank Albania etj, bene te ditur njoftimi i BERZH-it.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button