Rajoni

Grekët akuzojnë Shqipërinë

Marrëdhëniet mes Tiranës dhe Athinës qartazi duket se janë tensionuar. Këtë gjë e tregoi edhe mosprezenca e ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Kotzias në takimin dy ditor të ministrave të jashtëm, SËCP, i cili u mbajt në Tiranë.

Në mungesë të ministrit Kotzias, Greqia u përfaqësua në konferencë nga sekretari i Përgjithshëm i Çështjeve Evropiane. Shkak i mungesës së ministrit të Jashtëm grek dhe për pasojë edhe i lindjes së një konflikti mes Shqipërisë dhe Greqisë u bë një letër e ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati, në adresë të ambasadorit grek në vendin tonë.

Në letrën e para disa ditëve, Bushati i kërkonte Greqisë informacion në lidhje me hartat detare, me të cilat kompanitë koncensionare do të kryejnë kërkime në detin Jon. Por shtypi grek këtë kërkesë të Shqipërisë e interpretoi si një lëvizje që do të këtë ndikim në marrëdhënien mes dy vendeve fqinje. Pas të përditshmes greke “To Vima”, ishte radhe e revistës “Epikaira” (Kronika) për të bërë një analogji të marrëdhënieve mes Tiranës dhe Athinës. Në daljen e saj të fundit (e enjte 21 maj), kjo revistë u hap me titullin në formën e pyetjes “Kush dhe përse tani kërkon që të vendosë zjarr në kufij?

“Kush dhe përse tani kërkon që të verë zjarr në kufij” është titulli në formë pyetje i revistës greke, e cila në shkrim tregohet mjaft e ashpër me shqiptarët duke u shprehur se “ata”, shqiptarët, tashmë kanë ngritur pretendimet e tyre për territoret shqiptare në Epir dhe për kërkimet e naftës në detin Jon, raporton shekulli. “Kur ka kaluar pak më shumë se një shekull nga luftërat ballkanike, rajoni ynë po përballet përsëri me rrezikun e rigjallërimit të fytyrës së vështirë të nacionalizmit nga irredentizmi shqiptar, i cili kërcënon të ndezë tërë gadishullin e Ballkanit”, thuhet në fillim të artikullit.

Më tej thuhet se Shqipëria, me veprimet e fundit provokuese, po hap probleme, por Greqia po përpiqet të ruajë paqen në Ballkan. “Ngjarjet e fundit provokojnë shqetësim të madh, ndërsa Greqia, tashmë një shtet i dobët financiarisht, e cila ka mbajtur vitet e fundit një qëndrim pasiv, përpiqet të aktivizohet në mënyrë që të ruajë “status quo”- në paqësore në Ballkan, si dhe në mbrojtje të interesave të tyre jetike”. Më tej revista shkruan se “Guximi i shqiptarëve i ka tejkaluar të gjitha kufijtë”, ndërsa citohen një burim diplomatik të besueshëm, sipas saj, i cili ka nxjerrë në dritë të vërtetën e pretendimeve shqiptare.

Ky burim shprehet se: “Tirana i ka bërë protestë të fortë Athinës, përmes ambasadorit grek në kryeqytetin shqiptar 10 ditë më parë, ku ka kërkuar ndryshim të programit për kërkime për hidrokarbure në detin Jon. Pala shqiptare pretendon se janë shkelur ujërat territoriale shqiptare, ndërsa ka kërkuar hartat e kërkimeve tokësore në Epir. Në këtë mënyrë të qartë, shqiptarët, as më shumë e as më pak, vënë në dyshim kufirin tokësor midis Greqisë dhe Shqipërisë”.

Në shkrimin e revistës greke thuhet se tashmë qeveria shqiptare po ngre pretendime të reja, si ajo që lidhet me kërkimet në Janinë dhe për faktin se përse këto pretendime nuk u ngritën në vitin 2011, kohë kur u paraqit projekti. “Për hartën e kërkimeve që do të kryhen gjerësisht mbi Janinë nuk ishte ngritur ndonjë pretendim nga fqinji ynë, gjatë kohës kur kjo u paraqit nga ministri i atëhershëm për Energjinë, George Manjatis, në vitin 2011”.

Ndërsa në fund të shkrimit ngrihet një pikëpyetje, përse qeveria e Ramës ka marrë një lëvizje të tillë agresive, lëvizje që sipas revistës e ka të humbur si përherë. “Ngrihet një pikëpyetje e madhe, përse qeveria e Edi Ramës ka ndërmarrë një lëvizje të tillë agresive, duke e ditur mirë se sa herë ka bërë diçka të ngjashme në të kaluarën, vendi i tij ka humbur gjithmonë”.

Tirana iu drejtua me rekurs gjykatës ndërkombëtare për zonën detare, ndërsa kjo ishte një nga arsyet që Greqia depozitoi në 14 janar 2015 një deklaratë në Kombet e Bashkuara. Me këtë deklaratë të përditësuar herët në vitit 1994, flitet për pranimin e juridiksionit të detyrueshëm të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Në këtë deklarata të përditësuar të Athinës, sqarohet se përveçse janë përjashtuar nga juridiksioni dallimet mbi masat ushtarake mbrojtëse (çështje që ka të bëjë me demilitarizimin e ishujve të Egjeut Lindor, që vjen nga Turqia), shtohet edhe një përjashtim tjetër, i cili ka të bëjë me kontestet lidhur me kufirin grek apo çështjet e sovranitetit territorial, duke përfshirë edhe dallimet fizike në ujërat territoriale dhe hapësirat ajrore.

Paralelisht me këtë, nga ana procedurale Greqia rezervon të drejtën të vendosë nëse do të pranojë ose jo brenda 12 muajve zgjidhjen gjyqësore të një mosmarrëveshjeje të caktuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, me një shtet që në mënyrë të njëanshme pranon të apelojë në gjykatë ekskluzivisht për të.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button