🌦️
Tiranë 14°C · Rrebesh i lehtë 09 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.01 ▼0.9%
ARI 4,103 ▲0.68%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735 EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735
₿ CRYPTO
BTC $74,321 ▼ -2.15% ETH $2,110 ▼ -5.75% XRP $1.0931 ▼ -6.08% SOL $86.8500 ▼ -2.78%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.01 ▼0.9 % ARI 4,103 ▲0.68 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.01 ▼0.9 % ARI 4,103 ▲0.68 %
EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735 EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735
09 Nën 2026
Breaking
Bota

GREQI – 12 emigrantë gjenden të vdekur në një varkë pranë Kretës

ATHINË, 9 nëntor /ATSH-ANA/- Dymbëdhjetë persona kanë humbur jetën në një varkë që transportonte shtetas të huaj, rreth 15 milje detare në jugperëndim të Kali Limenes, në jug të ishullit të Kretës.

Ndërkohë, operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë në një zonë të gjerë detare. Në tri incidente të veçanta janë shpëtuar gjithsej 105 shtetas të huaj.

Sipas Rojës Bregdetare Greke, varka e parë u pikas nga një anije tregtare me flamur maroken, e cila po kalonte në atë zonë dhe mori pjesë në operacionin e shpëtimit nën koordinimin e Qendrës së Përbashkët të Koordinimit të Shpëtimit Detar.

Një anije patrulluese e Rojës Bregdetare Greke mbërriti në vendngjarje dhe mori në bord të mbijetuarit. Gjithashtu, personeli i Rojës Bregdetare nxori nga varka 12 trupat e pajetë, duke zbuluar përmasat e tragjedisë.

Anija patrulluese është drejtuar drejt portit të Agia Galinit, duke transportuar si të mbijetuarit, ashtu edhe trupat e viktimave.

Ndërkohë, në zonën detare në jug të Kretës u zhvilluan edhe dy operacione të tjera kërkim-shpëtimi, të koordinuara gjithashtu nga Qendra e Përbashkët e Koordinimit të Shpëtimit Detar.

Në incidentin e parë, një dron i Agjencisë Evropiane të Rojës Kufitare dhe Bregdetare (Frontex) zbuloi një varkë me rreth 40 shtetas të huaj, 31 milje detare në juglindje të Kali Limenes.

Personat në bord u shpëtuan nga një anije e Frontex-it dhe pritet të transportohen në portin e Kali Limenes.

Në incidentin e tretë, një avion i Frontex-it zbuloi një tjetër varkë me rreth 47 persona, 30 milje detare në jug të Kali Limenes. Më pas, një anije e kësaj agjencie evropiane kreu operacionin e shpëtimit. Edhe këta persona pritet të dërgohen në portin e Kali Limenes.

Sipas informacionit më të fundit, tri operacionet përfunduan me shpëtimin e rreth 105 personave dhe nxjerrjen e 12 trupave të pajetë. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.