🌦️
Tiranë 14°C · Rrebesh i lehtë 09 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 89.73 ▼1.21%
ARI 4,107 ▲0.78%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735 EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735
₿ CRYPTO
BTC $74,317 ▼ -2.08% ETH $2,113 ▼ -5.44% XRP $1.0942 ▼ -5.77% SOL $86.6500 ▼ -2.78%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 89.73 ▼1.21 % ARI 4,107 ▲0.78 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 89.73 ▼1.21 % ARI 4,107 ▲0.78 %
EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735 EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735
09 Nën 2026
Breaking
Bota

SHBA – Trump: Lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti

UASHINGTON, 9 /ATSH-DPA/- Presidenti amerikan Donald Trump beson se lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti.
Këtë deklaratë ai e bëri dje, gjatë një interviste për televizionin amerikan CBS, në emisionin ”60 Minutes”.

“Unë mendoj se do ta zgjidhim këtë çështje dhe se kjo do të ndodhë së shpejti. Në fund, Ukraina do të ketë një formë disi të ndryshme nga ajo që ka sot”, u shpreh Trump.

Rusia ka kërkuar prej kohësh që Ukraina të heqë dorë nga Krimea dhe katër rajone të tjera të pushtuara, si pjesë e çdo marrëveshjeje për përfundimin e luftës. Kievi i ka refuzuar vazhdimisht këto kushte.

Trump tha se pengesa më e madhe për arritjen e paqes është “urrejtja e jashtëzakonshme” mes presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

I pyetur nëse qëndrimi i Zelenskyt ishte i kuptueshëm, duke pasur parasysh se Ukraina ishte pushtuar nga Rusia, presidenti Trump u përgjigj se ishte i kuptueshëm.

“Por, kur ata patën takimin e tyre të parë, Rusisë iu tregua një mungesë e madhe respekti”, shtoi ai.

Presidenti Trump deklaroi se kishte marrëdhënie të mira me të dy presidentët.

“Unë besoj se kjo luftë do të përfundojë dhe do të përfundojë së shpejti. Dhe arsyeja e vetme që do të përfundojë është unë”, tha presidenti amerikan.

Administrata Trump e konsideron veten ndërmjetëse në luftën mes Rusisë dhe Ukrainës. Megjithatë, presidenti amerikan është përballur kohët e fundit me kritika në vendin e tij për përpjekjet për të ndërtuar marrëdhënie më të afërta me Rusinë.

Të dërguarit ukrainas dhe rusë pritet të takohen të martën në Abu Dhabi, nën ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara, në kuadër të përpjekjeve diplomatike për t’i dhënë fund luftës.

Ukraina po mbron veten nga pushtimi i gjerë rus që prej shkurtit të vitit 2022./ /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.