Rajoni

Greqi, Athina kthehet në arenë dhune; protesta gjatë natës

Athina është kthyer sërish në një arenë dhune dhe përleshjesh midis protestuesve dhe forcave të policisë.

Gjatë natës së shkuar, forca të shumta policore janë përleshur në lagjien Eksarqia me qindra anarkistë.

Sipas policisë së Athinës, protestuesit hodhën gurë dhe bomba molotov kundër agjentëve, të cilët u përgjigjën me gaz lotësjellës dhe granata trullosëse.

Përleshjet zgjatën për disa orë në rrugët pranë Politeknikumit të Athinës, për t’u qetësuar në orët e para të mëngjesit. Nga përleshjet u dëmtuan disa makina dhe një agjent policie. Autoritetet ndaluan 9 persona, që dyshohet se kanë lidhje me ngjarjen.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button