Greqi/ Gjendje kritike në kufi, 13 mijë persona tashmë në anën turke
“Këmbëngulim dhe mbajmë të izoluara kufijtë tanë në mënyrë që të ndalim këtë fluks gjigand që po na bën presion prej pardje në mbrëmje”, tha Panagiotis Hareleas nga Forcat kufitare greke.
Autoritetet vendase kanë deklaruar se janë arrestuar të paktën 77 persona duke shtuar se ata nuk kanë qenë sirianë nga Idlibi ,por nga Afganistani, Pakistani dhe Somalia.
“Është me së e qartë se bëhet fjalë për fluks emigrantësh nga nacionalitete të tjera. Nuk janë sirianë . Pasi janë lajmëruar filluan të vijnë deri në kufij dhe këtë valë po përballojmë deri më sot’, thotë ai më tej.
Forcat greke të sigurisë janë përhapur tashmë duke patrulluar brigjet e lumit Evros ndërsa shpërndajnë material dhe lajmërojnë me autoparlante emigrantet se Greqia nuk do të hapë asnjë pike kufiri per kalimin e tyre. Edhe ministri i Mbrojtjes qe ka shkuar ne zone ka deklaruar se Greqia po i ruan kufijtë e saj nga ky sulm i organizuar prej Ankarasë.
Athina zyrtare e konsideron fluksin e madh të emigrantëve që po përballet këto tre ditë në kufirin lindor të saj, si një presion e kërcenim që po bën presidenti Erdogan ndaj Greqisë dhe BE, pasi dhjetëra ushtarë turq kanë humbur jetën në Idlib nga bombardimet e trupave siriane të mbështetura nga forcat ruse.
Në axhendën e këshillit të sigurisë të qeverisë greke pasditen e së dielës, edhe fluksi i ri në ishujt e Egjeut ku gjendja është tepër e rënduar nga numri i madh i emigrantëve . Vetëm në 24 orët e fundit kanë mbërritur më shumë se 530 persona dhe gjendja mbetet tepër alarmante.
Përveç Austrisë që ka premtuar dërgimin e përforcimeve masa për të ndihmuar Greqinë pas Komisionit Europian , po merr edhe Agjencia Europiane e Rruajtjes së Kufijve Frontex.