MaqedoniaRajoni

Greqia mbështet kandidaturën e Maqedonisë për anëtarësimin në Nismën Adriatiko-Joniane

Shefi alternativ i diplomacisë greke, Jorgos Katrugalos i ka dërguar një shkresë komisionerëve europianë, me anë të së cilës njofton se Greqia mbështet kandidaturën e Maqedonisë për anëtarësim në Nismën Adriatiko-Joniane.

“Ministri alternativ i Punëve të Jashtme të Greqisë, Jorgos Katrugalos, me një shkresë drejtuar komisionerit europian për Zgjerimin, Johannes Hahn dhe për Politikën Rajonale, Korina Krecu publikoi qëllimin e Greqisë që ta mbështesë kandidaturën e Maqedonisë në kuadër të strategjisë së Bashkimit Europian për Nismën Adriatiko-Joniane (EUSAIR)”, shkruan në kumtesën e saj Ministria greke e Punëve të Jashtme.

Ajo shton se në këtë nismë janë përfshirë Greqia, Italia, Sllovenia, Kroacia, Serbia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Bosnje-Hercegovina.

Mbështetja greke për kandidaturën e Maqedonisë në Nismën Adriatiko-Joniane ishte dakorduar dhe kumtuar në takimin mes kryeministrit maqedonas, Zoran Zaevit dhe atij grek, Aleksis Ciprasit në Davos.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button