Rajoni

Greqia u çon listën me reforma huadhënësve

Greqia u ka dërguar orët e fundit kreditorëve të saj, një listë të përditësuar me reformat që ajo mendon të zbatojë, me shpresën se huadhënësit do të zhbllokojnë më në fund ndihmën financiare, në mënyrë që të shmanget pamundësia e pagesave, që duhet të kryejë Athina në javët e ardhshme.

Athens-syntagmaaLista prej 26 faqesh, qe eshte publikuar nga ‘Financial Times’, permban masa, te cilat pritet te sjellin te ardhura buxhetore brenda ketij viti nga 4,7 deri në 6,1 miliardë euro, vendi do te kete nje rritje te suficitit primar nga 1,9% deri në 2,7%. Përsa i perket PPB, parashikohet që sivjet të rritet me 1,4% dhe 2,9% në 2016, ndërsa papunësia pritet të reduktohet ne 2015 në 23,4% dhe vitin e ardhshëm ne  21,8%.

Gjithashtu, Qeveria greke zotohet per te goditur evazionin fiskal, korrupsionin, kontrabanden e duhanit, karburanteve dhe pijeve alkoolike, per te intensifikuar kontrollin e transaksioneve jashtë shtetit dhe kompanitë ‘offshore’, per te forcuar taksat e luksit per automjetet e medha, pishinat dhe skafet, ndersa ka propozuar nje rritje te vogel per pensionistet e varfer dhe te pages minimale.

Lista përfshin edhe dhënien me qira të 14 aeroporteve rajonale, një tender i fituar nga operatori gjerman i aeroporteve ‘Fraport’, duke ndryshuar vetem disa kushte te ketij tenderi.Gjithashtu do te shitet pjesa e mbetur e portit më të madh të Greqisë, atij te Pireut, me nje formule ku do te jete bashkepronar edhe shteti grek me nje perqindje te caktuar, privatizime te cilat pritet te sjellin 1.5 miliard euro ne arkat e shtetit brenda ketij viti.

Ne 9 prill, Greqia duhet te paguaje nje kest prej 430 milionë euro ndaj FMN -se dhe kjo do te konsiderohet si prova e pare, nese ajo do te duroje ende ngrirjen e ndihmes financiare. Ne rast se ndihma financiare nuk zhbllokohet dhe Athina do te zgjedhe te paguaje vetem rrogat dhe pensionet dhe jo fondin,siç ka deklaruar nje prej ministrave te Qeverise, Greqia do te hyje ne listen e vendeve si Sudani dhe Zambia qe nuk kane mundur ne te kaluaren te jene korrekte me kestet e huave nga FMN.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button