Grevë e përgjithshme në sektorin publik, bllokohen linjat e transportit
Sektori publik në Greqi u bllokua sot për shkak të një greve 24 orëshe me kërkesë të sindikatës së funksionarëve (Adedy), që kundërshton masat e reja shtrënguese nënshkruar sor me kreditorët e vendit, që do t’i nështrohen votimit në Parlament.
Bëhet fjalë për grevën e parë që prej zgjedhjes në pushtet të partisë së majtë radikale Syriza në muajin janar.
Transportet publike u bllokuan nga ndërprerja e punës në metronë e Athinës në orët e para të mëngjesit nga ora lokale 06:00 (03:00 GMT) deri në orën 09:00 (06:00 GMT), që kanë shkaktuar bllokime në rrugët e kryeqytetit. Një ndërprerje është parashikuar gjithashtu në mbrëmje në metro pas orës lokale 21:00 (18:00 GMT).
Linjat hekurudhore nuk do të funksionojnë përgjatë 24 orëve duke prekur veçanërisht lidhjet mes aeroportit ndërkombëtar i Athinës dhe qendrës së kryeqytetit.
Spitalet funksionojnë me personel të reduktuar.
Qindra persona, sipas policisë, janë mbledhur sot në qendër të Athinës me kërkesë të Adedyt. Një manifestim është parashikuar të mërkurën në mbrëmje para Parlamentit me partitë e tjera të të majtës, që janë kundër masave shtrënguese.