Te ndryshme

Gruaja 50 miliardë dollarëshe e Kinës

kinaShenan Çuang është gruaja që ndryshoi përgjithmonë botën e reklamave të Kinës, ajo drejton kompaninë e dytë më të madhe në botë dhe është shembulli i suksesit e gruas në karrierë

Karriera

CNN

Kur Shenan Çuang hodhi hapat e parë në industrinë e reklamave në vitet 1980, reklamimi kinez ishte i shpërfillur si propagandë e ashpër dhe e paaftë të konkurronte me agjencitë perëndimore të fuqishme.

Tani, në vitin 2014, tregu i reklamave vendase është i dyti më i madh në botë, pjesërisht falë Shenan Çuang, drejtoreshë e përgjithshme e “Ogilvy and Mather Greater China”.

Në hotelin luksoz “Waldorf Astoria” në Pekin, gazetarja e CNN, Kristie Lu Stout, bisedoi me gruan që drejton një industri që pritet të kapë shifrat 50 miliard dollarë të ardhura në vitin 2015.

Intervista

Gazetarja (G.): Cilat janë disa prej fushatave më krijuese tuajat?

Sipërmarrësja (Sh.Ch.): Në vitin 2012 ne krijuam një fushatë poster për “Coca Cola” që e quajtëm “Coke Hands” dhe fituam kështu Çmimin e Madh të Kanës, pra u njoh si një ikonë kulturore për njerëzit. Së fundmi në Tajvan krijuam një fushatë për një bankë vendase. Reklama televizive tregonte për gjashtë qytetarë të nderuar që nuk ishin në forma të mira trupore, por kishin një ëndërr. Në nder të miqve të tyre të vdekur ata vendosën të ngisnin biçikletat përreth ishullit. Fushata ishte shumë e suksesshme në “YouTube” dhe në mediat sociale.

G.: Si është axhenda juaj e përditshme?

Sh. Ch.: Zgjohem në pesë të mëngjesit dhe bëj ushtrime trupore përpara se të filloj të bëj gjithçka tjetër.Punën e mbaroj në orën nëntë ose dhjetë të mbrëmjes. Në fillim punoja shtatë ditë në javë. Por ishte e tmerrshme dhe më jepte probleme me shpinën. Vitet e fundit kam qenë shumë e disiplinuar. Punoj gjatë javës dhe fundjavën e kaloj kohën me miqtë.

Është e rëndësishme të bësh pushim, të marrësh frymë dhe të shohësh botën. Në fillim të karrierës të duhet të mësosh shumë. Duhet të investosh vetë dhe të punosh derisa të lodhesh.

G.: Jeni një përdoruese entuziaste e mediave sociale, sa fansa keni?

Sh. Ch.: Jo shumë, 5.9 miliardë. Mendoj se më ndjekin pasi jam e “Ogilvy”-t dhe marka është e mirënjohur në Kinë.

G.: Çdo karrierë ka të paktën një dështim të madh. Cili ka qenë gabimi juaj më i madh?

Sh. Ch.: Gabimin më të madh e kam bërë në vitin 1995, kur drejtoja “Ogilvy Tajvani”. WPP, kompania më e madhe e shërbimit të komunikimit në botë sapo kishte blerë “Ogilvy”-n dhe e forcoi shumë disiplinën financiare. Drejtori im i krijimtarisë vendosi të largohej. Ai mendonte se kultura jonë kishte ndryshuar dhe se i ishte dhënë shumë përqendrim financës e numrave. Ndaj ai u largua, po ashtu bënë edhe një grup zyrtarësh të lartë. Por unë isha në gjendje të krijoja një skuadër të re, për të cilën na u desh gjysmë viti. Ajo ishte sfida ime më e madhe.

G.: Kush ka ndikuar te ju më së shumti teksa rriteshit?

Sh. Ch.: Familja ime ka shumë femra të forta. Tezet dhe hallat e mia janë mjaft të forta dhe pëlqejnë të kujdesen për këdo.Mendoj se kam mësuar prej tyre, gjithashtu kam lexuar shumë. Në lidhje me reklamat, do të thosha David Ogilvy, themeluesi ynë.

Kam përkthyer një nga librat e tij dhe kam mësuar sesi të drejtoj kompaninë dhe kulturën e saj. Po ashtu edhe nga Miles Young, CEO global.

G.: A do të ketë ndonjëherë Kina një presidente?

Sh. Ch.: Mendoj se në Tajvan ka gjasa.

G.: Cila është këshilla juaj për vajzat e reja që po i hyjnë botës së reklamave në komunikim?

Sh.Ch.: I them se duhet të jenë të guximshme. Duhet t’i dalin vetes zot. Neve na duhet të tregojmë se i kemi ato që janë të nevojshme për të drejtuar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button