🌦️
Tiranë 19°C · Rrebesh i lehtë 08 Tetor 2026
S&P 500 7,765 ▼0.47%
DOW 51,232 ▲0.1%
NASDAQ 27,193 ▼1.25%
NAFTA 90.71 ▲2.75%
ARI 4,159 ▲0.45%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963
₿ CRYPTO
BTC $81,792 ▼ -2.11% ETH $2,469 ▼ -4.18% XRP $1.3763 ▼ -3.34% SOL $109.2900 ▼ -6.04%
S&P 500 7,765 ▼0.47 % DOW 51,232 ▲0.1 % NASDAQ 27,193 ▼1.25 % NAFTA 90.71 ▲2.75 % ARI 4,159 ▲0.45 % S&P 500 7,765 ▼0.47 % DOW 51,232 ▲0.1 % NASDAQ 27,193 ▼1.25 % NAFTA 90.71 ▲2.75 % ARI 4,159 ▲0.45 %
EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963
08 Tet 2026
Breaking
Kosova

Gruda: Ligji për ndryshimin e Speciales është në përputhje me Kushtetutën dhe detyrimet ndërkombëtare

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka deklaruar se ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara janë hartuar në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe detyrimet ndërkombëtare të vendit.

Gruda ka thënë se me ndryshimet nuk është prekur Kushtetuta, ndërsa ka argumentuar se ligji përcakton kufijtë e juridiksionit të Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese në Hagë.

Sipas tij, Gjykata Speciale mund të tentojë të kundërshtojë zbatimin e ligjit, por ai beson se Kosova mund të gjejë rrugë juridike dhe institucionale për ta zbatuar atë.

“Jam i bindur se do ta gjejmë rrugën juridike dhe institucionale për ta detyruar Gjykatën Speciale ta zbatojë ligjin e Republikës së Kosovës. Për këtë do të na duhet vendosmëri si shtet, si institucione dhe si shoqëri”, ka deklaruar Gruda.

Ai është ndalur te Amendamenti nr. 24 i Kushtetutës, duke theksuar se organizimi, funksionimi dhe juridiksioni i Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar rregullohen me Kushtetutë dhe me ligj të veçantë.

Gruda ka argumentuar se ndryshimet e miratuara nuk ia heqin Dhomës Kushtetuese në Hagë kompetencën për të shqyrtuar vendimet, urdhrat dhe aktgjykimet e Dhomave të Specializuara, por synojnë të përcaktojnë se kontrolli i kushtetutshmërisë së vetë ligjit bëhet nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës në Prishtinë.

“Ky është dallimi thelbësor”, ka thënë ai.

Sipas Grudës, ndryshimet mund ta sjellin Kosovën në një përplasje juridike dhe institucionale me Gjykatën Speciale, por ai ka deklaruar se institucionet e Kosovës duhet ta mbrojnë ligjin e miratuar.

Ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara u miratuan nga Kuvendi i Kosovës pas debatit të gjatë politik dhe institucional rreth juridiksionit të Gjykatës Speciale. Përputhshmëria e tyre me Kushtetutën dhe detyrimet ndërkombëtare është kundërshtuar nga disa aktorë, ndërsa Gruda dhe PDK-ja kanë mbrojtur qëndrimin se ligji nuk i cenon këto detyrime./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.