Reshjet e rrëmbyeshme shkaktojnë probleme në rrugët rurale të Kukësit, vështirësi qarkullimi në disa fshatra!
Reshjet e shiut kanë shkaktuar probleme edhe në zonat rurale të Kukësit. Gjatë ditës së sotme, të bllokuara kanë qenë fshatrat Grykë-Çajë, Fshat, Shkinak, Arrën dhe Surroj.
Vetëm në mesditë, ndërhyrja e Bashkisë Kukës bëri të mundur largimin e gurëve dhe rikthimin e qarkullimit në këto akse.
Ndërkohë, situata mbetet problematike në disa zona të thella, si Oreshka, Cernaleva, Orgjosti, Belja, Lojmja, Nimça, Xhaferaj dhe Turaj, ku rënia e inerteve në rrugë vijon të vështirësojë lëvizjen e banorëve dhe automjeteve.
Problemet me infrastrukturën rrugore në zonat malore vijnë si pasojë e reshjeve të dendura, ndërsa kërkohet kujdes nga drejtuesit e mjeteve që lëvizin në këto akse.
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.