☁️
Tiranë 10°C · Vranët 23 Nëntor 2026
S&P 500 7,236 ▲4.71%
DOW 49,610 ▲3.04%
NASDAQ 24,067 ▲6.41%
NAFTA 80.01 ▼4.08%
ARI 3,641 ▲3.58%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0975 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 89.8554 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6256 EUR/TRY 55.5281 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5729 EUR/USD 1.0975 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 89.8554 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6256 EUR/TRY 55.5281 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5729
₿ CRYPTO
BTC $61,241 ▲ +0.83% ETH $1,730 ▲ +0.81% XRP $0.9429 ▲ +1.55% SOL $72.9600 ▲ +3.78%
S&P 500 7,236 ▲4.71 % DOW 49,610 ▲3.04 % NASDAQ 24,067 ▲6.41 % NAFTA 80.01 ▼4.08 % ARI 3,641 ▲3.58 % S&P 500 7,236 ▲4.71 % DOW 49,610 ▲3.04 % NASDAQ 24,067 ▲6.41 % NAFTA 80.01 ▼4.08 % ARI 3,641 ▲3.58 %
EUR/USD 1.0975 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 89.8554 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6256 EUR/TRY 55.5281 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5729 EUR/USD 1.0975 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 89.8554 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6256 EUR/TRY 55.5281 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5729
23 Nën 2026
Breaking
Kosova

Gruda: Ligji për Specialen, sukses i përpjekjes institucionale të PDK-së

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, falënderoi sot në një konferencë për media deputetët e Kuvendit dhe qytetarët për mbështetjen e tyre për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, raporton KosovaPress.

Gruda theksoi se miratimi i ligjit nuk duhet të shihet si triumf i ndonjë partie politike. Sipas tij, ligji synon kufizimin e juridiksionit të Dhomave të Specializuara dhe garantimin e një procesi gjyqësor në përputhje me standardet e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Kushtetutën e Kosovës.

Ai tha se PDK-ja është e bindur se ndryshimet e miratuara nuk cenojnë detyrimet ndërkombëtare të Kosovës, dhe përmendi deklaratën e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, për të drejtën e Kosovës për ta ndryshuar ligjin.

Në konferencë, Gruda uroi edhe Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen presidente me mandat pesëvjeçar, duke thënë se ajo shënon hyrjen e vendit në një fazë të re politike. Kujtojmë se mbrëmë Kuvendi i Kosovës miratoi në lexim të dytë projektligjin për Specialen dhe zgjodhi në raundin e parë me 81 vota presidenten e re të vendit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.