Kuvendi i Malit të Zi miraton rebalancin e buxhetit për vitin 2026
Me 44 vota pro dhe asnjë kundër, Kuvendi miratoi ndryshimet buxhetore me financim shtesë për shëndetësinë, pensionet dhe arsimin; parashikimi i rritjes së PBB-së u ngrit nga 3,1 në 4 për qind.
Kuvendi i Malit të Zi miratoi sot ndryshimet në Ligjin për Buxhetin e këtij viti, me financim shtesë për shëndetësinë, sistemin pensional, arsimin dhe institucionet e tjera buxhetore, siç njofton Tv Boin. Rebalansi u miratua me 44 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Ministri i Financave, Novica Vukoviq, kishte shpjeguar se rebalansi bëhet për përmbushjen e rregullt të detyrimeve financiare, në përputhje me Ligjin për Buxhetin dhe Përgjegjësinë Fiskale.
Të hyrat prej 3,89 miliardë eurosh shpërndahen kështu: buxheti rrjedhës 1,65 miliardë, rezerva 34,7 milionë, buxheti i fondeve shtetërore 1,45 miliardë, buxheti kapital 303,8 milionë dhe transaksionet e financimit 441 milionë euro. Krahasuar me ligjin fillestar, buxheti rrjedhës është rritur me 39,2 milionë, fondet shtetërore me 52,8 milionë dhe transaksionet e financimit me 9,85 milionë euro.
Me rebalansin, parashikimi i rritjes së Prodhimit të Brendshëm Bruto u ngrit nga 3,1 në 4 për qind, ndërsa vlera nominale e PBB-së vlerësohet 8,9 miliardë euro.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.