Maqedonia
Gruevski premton investime, qytetarët ikin në Evropë nga varfëria
Sot për vizitë në Ohër do të qëndrojë kryeministri Nikolla Gruevski. Ai në kuadër të kampanjës parazgjedhore do të hedh gurëthemelin në disa investime kapitale.
Së bashku me kryetarin e komunës Nikola Bakraceski do të qëndrojnë në fillimin e ndërtimit të bazenit të mbyllur në Ohër për të cilin Gruevski fliste se tashmë është i përfunduar, njofton zhurnal.
Gruevski do të vizitojë edhe akademinë e filmit në Ohër e cila ishte paraparë nga ‘Subrata Roy’ të jetë një Bollivud maqedonas. Sipas tyre ndërtimi i bazenit të mbyllur duhet të përfundojë në vitin 2020.