☁️
Tiranë 16°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $78,015 ▲ +0.49% ETH $2,267 ▲ +0.68% XRP $1.2509 ▼ -0.23% SOL $94.7100 ▼ -1.42%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Politika

Grupi i Vishegradit: Për Ballkanin Perëndimor fjalët t’i kthejmë në vepra

Të gjitha vendet e Grupit të Vishegradit (V4) kanë deklaruar vendosmërinë e tyre për zgjerimin e BE me fokus integrimin e Ballkanit Perëndimor, shkruan sot euractiv.com.

Sipas ministrit të Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto ”sa më shumë vende anëtare të kemi aq më të fuqishëm do të jemi”.

Për të gjashta vendet e Ballkanit Perëndimor, anëtarësimi në BE është qëllimi kryesor i politikës së jashtme.

Integrimi është një sine qua non për zhvillimet demokratike, paqen dhe prosperitetin.

Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor kanë 18 milionë banorë dhe kanë PBB-në e Sllovakisë, kështu që, teorikisht nuk do të jetë një problem i madh akomodimi i tyre në familjen prej 500 milionë anëtarësh të BE.

”Zgjerimi me Ballkanin Perëndimor duhet të jetë i domosdoshëm nëse BE me të vërtetë kërkon të eksportojë stabilitet dhe të jetë një arkitekte e botës së nesërme”, ka deklaruar presidenti i KE-së, Jean-Claude Juncker.

V4 ka kërkuar fuqimisht që më në fund fjalët të kthehen në vepra për zgjerimin jugor të BE.

Dy argumente e mbështesin, sipas saj, këtë vendosmëri: i pari solidariteti dhe i dyti strategjia ekonomike dhe e sigurisë.

”Ne duam të japim përvojën tonë të fituar gjatë procesit të anëtarësimit tonë në BE”, thotë ministri i Jashtëm polak, Jacek Czaputowicz.

”Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë bërë progres të dukshëm dhe duhet t’u jepet mundësia për hapin e radhës”, tha ministri i Jashtëm çek, Tomas Petriçek.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.