Bota
Kërcënohet dëshmitarja kryesore në vrasjen e Nemtsovit

Autoritetet e Ukrainës kanë thënë se kanë hapur një hetim penal, pasi dëshmitarja kryesore në vrasjen e politikanit opozitar rus, Boris Nemtsov, shprehet se është kërcënuar.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Ukrainë ka thënë se Durytska i ka deklaruar policisë në Kiev se ka marrë kërcënime nga njerëz të panjohur.
Raportohet se prokurori i përgjithshëm, Viktor Shokin, ka urdhëruar që të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e Durytskas.
Durytska ka thënë më 3 mars se nuk e ka parë vrasësin e Nemtsovit.