☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 88.15 ▲0.03%
ARI 4,135 ▲1.51%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,489 ▲ +2.57% ETH $2,418 ▲ +4.14% XRP $1.3236 ▲ +3.33% SOL $96.6500 ▲ +3.65%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 88.15 ▲0.03 % ARI 4,135 ▲1.51 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 88.15 ▲0.03 % ARI 4,135 ▲1.51 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Premier League

Guardiola e ka të qartë hapin e radhës: “Jam i lodhur, por jo bosh. Përkundrazi…”

Pep Guardiola përjetoi të dielën një nga ato mbrëmje të vështira për t’u menaxhuar, edhe për një trajner të mësuar prej vitesh me presionin. Tekniku nga Santpedor i dha lamtumirën “Etihad” pas 10 vitesh historike në krye të Manchester City, një cikël i mbushur me trofe, rekorde dhe lidhje të veçantë me tifozët, të cilët e përshëndetën me emocion pavarësisht humbjes 2-1 ndaj Aston Villa të Unai Emery.

Në një intervistë për “Tu Diràs” në RAC1, Guardiola foli për fundin e një epoke që ndryshoi historinë e klubit anglez: “Në Stamboll mbyllëm një cikël duke fituar Champions League, por më pas mendon menjëherë për sezonin e ri. Me kalimin e kohës do ta rihap atë kapitull, sepse ka qenë diçka e jashtëzakonshme.

Unë nuk jam njeri që shikon vazhdimisht çfarë ka fituar. Kjo qasje nuk më jep asgjë. Largohem me një valixhe plot kujtime, me njerëz të mrekullueshëm dhe momente të paharrueshme. Ka qenë një aventurë fantastike”.

Guardiola zbuloi gjithashtu se do të mbetet i lidhur me Manchester City: “Kërkova të vazhdoj të jem pranë klubit në nivel përfaqësimi dhe, nëse do të ketë nevojë për mua, do të jem këtu”. Në fund, Pep e bëri të qartë planin e tij të ardhshëm: “Jam plotësisht i mbushur, jam i lodhur, por aspak bosh. Përkundrazi. Tani ndalem, ndalem dhe ndalem”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.