Como shkruan historinë, vendos rekord absolut me fitoren më të thellë jashtë fushe
Rezultati 1-9 që Como arriti në fushën e Lens-it hyn direkt në historinë e Champions League si fitorja më e thellë për ndeshjet jashtë fushe në kompeticionin më të rëndësishëm europian të klubeve.
Më parë janë regjistruar fitore me 7 gola diferencë nga Bayern Munchen, Manchester City dhe PSG, por asnjëherë me 8 gola diferencë. Është rekrod absolut për transfertat në Champions. Como ka barazuar fitoret e Liverpool-it kundër Beshiktash-it 8-0 më 6 nëntor 2007 dhe të Real Madrid kundër Malmo 8-0 më 8 dhjetor 2015, por këto janë rezultate të arritura në shtëpi.
Como aktualisht ka gjithashtu edhe golashënuesin më të mirë të Champions League, Anastasios Douvikas. Ai udhëheq klasifikimin e golashëneusve më të mirë me 6 gola, përpara Haaland dhe Tresoldi.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.