⛅
Tiranë 16°C · Pjesërisht vranët 08 Tetor 2026
S&P 500 7,802 ▼0.22%
DOW 51,180 ▼0.66%
NASDAQ 27,539 ▼0.22%
NAFTA 90.01 ▲1.96%
ARI 4,158 ▲0.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963
₿ CRYPTO
BTC $82,850 ▼ -1.61% ETH $2,571 ▼ -1.67% XRP $1.4085 ▼ -4.07% SOL $115.4400 ▼ -2.57%
S&P 500 7,802 ▼0.22 % DOW 51,180 ▼0.66 % NASDAQ 27,539 ▼0.22 % NAFTA 90.01 ▲1.96 % ARI 4,158 ▲0.43 % S&P 500 7,802 ▼0.22 % DOW 51,180 ▼0.66 % NASDAQ 27,539 ▼0.22 % NAFTA 90.01 ▲1.96 % ARI 4,158 ▲0.43 %
EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963
08 Tet 2026
Breaking
Sporti

Guardiola i premton “Rolex” Brojës, spanjolli motivon Burnley-n në vigjilje të ndeshjes me Arsenal

Burnley i Brojës mund të ketë zbritur në Championship, por të hënën në mbrëmje do të jetë i motivuar në “Emirates Stadium” përballë Arsenal.

Për të bërë diçka të tillë ka menduar Josep Guardiola, i cili e di fare mirë se sa rëndësi ka motivimi në një sport siç është futbollit.

Pas ndeshjes të fituar përballë Crystal Palace me shifrat 3-0, Manchester City ka mundur që të shkurtojë në dy pikët diferencën e pikëve me liderët e Premier League, Arsenal.

City për të fituar titullin e radhës nuk duhet që të fitojë të gjitha ndeshjet e veta, por edhe të shpresojë që Arsenal të ndalet një herë në dy takimet e fundit të sezonit.

Të besuarit e Arteta-s do të zbresin të hënën në mbrëmje në fushë për të luajtur takimin e parafundit përballë Burnely-t të Armando Brojës. Siç dihet ekipi ku militon sulmuesi kuqezi ka rënë në Championship dhe madje është braktisur edhe nga tifozët, të cilët në ndeshjen me Aston Villa kishin lënë “Turf Moor” thuajse të boshatisur.

Por të hënën duket se lojtarët e Burnley do të jenë të motivuar në ndeshjen përballë Arsenal. “Nëse Burnley mund Arsenal të hënën, unë zotohem se do të blej nga një Rolex dhuratë për secilin nga futbollistët”, tha Guardiola pas ndeshjes të fituar nga City përballë Crystal Palace.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.