☀️
Tiranë 28°C · Kthjellët 23 July 2026
S&P 500 7,397 ▼1.36%
DOW 51,666 ▼1.06%
NASDAQ 25,031 ▼2.57%
NAFTA 91.77 ▲5.69%
ARI 4,061 ▼2.19%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1411 EUR/GBP 0.8531 EUR/CHF 0.9287 EUR/ALL 93.6272 EUR/MKD 61.4988 EUR/RSD 117.3864 EUR/TRY 53.9051 EUR/JPY 186.09 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1411 EUR/GBP 0.8531 EUR/CHF 0.9287 EUR/ALL 93.6272 EUR/MKD 61.4988 EUR/RSD 117.3864 EUR/TRY 53.9051 EUR/JPY 186.09 EUR/CAD 1.6074
₿ CRYPTO
BTC $64,832 ▼ -1.6% ETH $1,889 ▼ -2.54% XRP $1.1049 ▼ -3.62% SOL $76.0700 ▼ -2.7%
S&P 500 7,397 ▼1.36 % DOW 51,666 ▼1.06 % NASDAQ 25,031 ▼2.57 % NAFTA 91.77 ▲5.69 % ARI 4,061 ▼2.19 % S&P 500 7,397 ▼1.36 % DOW 51,666 ▼1.06 % NASDAQ 25,031 ▼2.57 % NAFTA 91.77 ▲5.69 % ARI 4,061 ▼2.19 %
EUR/USD 1.1411 EUR/GBP 0.8531 EUR/CHF 0.9287 EUR/ALL 93.6272 EUR/MKD 61.4988 EUR/RSD 117.3864 EUR/TRY 53.9051 EUR/JPY 186.09 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1411 EUR/GBP 0.8531 EUR/CHF 0.9287 EUR/ALL 93.6272 EUR/MKD 61.4988 EUR/RSD 117.3864 EUR/TRY 53.9051 EUR/JPY 186.09 EUR/CAD 1.6074
23 Jul 2026
Breaking
Sporti

Guardiola kishte të drejtë, Messi është më i miri i të gjitha kohëve

Pep Guardiola dinte se si ta nxirrte më të mirën nga Lionel Messi i ri dhe të martën, dukej sikur ai e kishte kuptuar edhe se si ta ndalte të vjetrin.

Por frika më e madhe e trajnerit të Manchester Cityt ishte se superylli i Paris Saint-Germainit do të ishte në gjendje ta prodhonte atë çastin magjik kur këto dy skuadra u takuan në Ligën e Kampionëve.

Për 70 minuta në Parc des Princes, ish-ylli i Barcelonës u shëtit vërdallë në paraqitjen e tij të parë në Evropë për klubin e ri.

City e pasonte topin rreth tij në ndjekje të golit të barazimit pasi Idrissa Gueye e kishte kaluar Parisin në epërsi pas tetë minutave lojë, derisa Messi dukej i humbur në fushë dhe i shkëputur nga bashkëlojtarët e vet.

Pastaj ndodhi.

Messi erdhi në jetë kur kishin mbetur vetëm edhe 15 minuta lojë, duke vrapuar me topin për herë të parë në ndeshje, para se të shkëmbente pasime me Kylian Mbappen dhe ta fuste topin në rrjetën e Edersonit me një goditje të magjishme.

Ishte një çast shkëlqimi, veprimi i veçuar i një ndeshjeje argëtuese.

Ishte goli i parë i 34-vjeçarit për klubin e tij të ri, por i 121-ti në Ligën e Kampionëve dhe i 27-ti në 35 paraqitje ndaj ekipeve angleze – 15 më shumë se çdo futbollist tjetër në këtë garë.

Dhe kjo thekson pse Guardiola, në kohë të ndryshme, e ka përshkruar Messin si gjeni dhe si lojtarin më të mirë të të gjitha kohëve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.