Politika

Guvernatori i BSH-së, Meta: Nishani zbatoi Kushtetutën. Kuvendi do bëjë të njëjtën gjë

kryetari_meta_interviste_Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta u shpreh se Presidenti ka vepruar në bazë të kompetencave që i jep Kushtetua, në lidhje me dekretimin e Gent Sejkos, si kandidat për Guvernator. Ai është treguar mjaft i konservuar nëse është dakord me emrin e propozuar nga Nishani apo jo, duke thënë se moment i rëndësishëm është edhe prezantimi i kandidatit në Kuvend.

Këto deklarata Meta i ka bërë nga qyteti i Korçës. “Presidenti ka vepruar sipas bindjeve te tij në zbatueshmërinë e Kushtetutës. Parlamenti do respektoj Kushtetutën dhe ligjet në fuqi. Natyrisht për të thënë fjalën e fundit, do duhet të vijojmë të gjitha procedurat parlamentare deri në seancën plenare. Edhe më parë e kam theksuar se moment tjetër i rëndësishëm do jetë prezantimi i kandidatit të dekretuar nga Presidenti. Absolutisht që besoj se ka një mirëkuptim mjaft pozitiv dhe të përgjegjshëm.”- u shpreh kreu i Kuvendit.

Debati për procedurën e propozimit të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë është nëse ai duhet zgjedhur detyrimisht nga radhët e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të BSH apo jo. Gent Sejko nuk është pjesë e këshillit. Pavarësisht kësaj, presidenti Nishani në vendimin e tij i referohet Kushtetutës, e cila parashikon që Presidenti i Republikës propozon Guvernatorin e BSH. Ky ngërç është diskutuar edhe në Komisionin e Ligjeve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button