🌤️
Tiranë 29°C · Kryesisht kthjellët 17 June 2026
S&P 500 7,511 ▼0.57%
DOW 52,000 ▲0.64%
NASDAQ 26,376 ▼1.15%
NAFTA 75.68 ▲0.54%
ARI 4,339 ▼0.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245
₿ CRYPTO
BTC $64,926 ▼ -2.99% ETH $1,765 ▼ -2.19% XRP $1.1968 ▼ -4.29% SOL $72.3300 ▼ -4.12%
S&P 500 7,511 ▼0.57 % DOW 52,000 ▲0.64 % NASDAQ 26,376 ▼1.15 % NAFTA 75.68 ▲0.54 % ARI 4,339 ▼0.35 % S&P 500 7,511 ▼0.57 % DOW 52,000 ▲0.64 % NASDAQ 26,376 ▼1.15 % NAFTA 75.68 ▲0.54 % ARI 4,339 ▼0.35 %
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245
17 Jun 2026
Breaking
Ekonomia

Guvernatori Sejko, leksion në Oksford për “Rolin e Bankës Qendrore”

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mbajti të hënën një leksion në Universitetin e Oksfordit, para trupës akademike, studentëve të masterit dhe doktoraturës, si edhe ekspertëve ndërkombëtarë të ekonomisë.

“Roli i Bankës Qendrore si një ruajtës i qëndrueshmërisë së çmimeve dhe stabilitetit financiar të vendit” ishte tema e leksionit në kuadër të bashkëpunimit të BSH me Qendrën e Studimeve të Evropës Juglindore pranë këtij universiteti.

Sejko e nisi fjalën e tij duke prezantuar peizazhin e zhvillimeve makroekonomike në vend, duke e lidhur edhe me zhvillimet e fundit në Eurozonë dhe rajon, si dhe ndikimet që ato patën në ekonomikë shqiptare.

Guvernatori shpjegoi sfidat kryesore më të cilat përballet Banka Qendrore në këto situata, si edhe dy politikat kryesore: atë monetare dhe atë makroprudenciale.

Sipas Sejkos, BSH ia ka dalë në një situatë të pafavorshme ndërkombëtare të ndjekë një politikë monetare lehtësuese, duke dhënë një kontribut në mbështetjen e rritjes ekonomike.

Por, sipas Guvernatorit, këto politika kërkojnë një koordinim maksimal të brendshëm dhe të jashtëm për të arritur efekte optimale.

Në fund të leksionit, Sejko iu përgjigj pyetjeve nga audienca e më pas zhvilloi një takim me studentë e profesorë shqiptarë të Universitetit të Oksfordit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.