Hahn dhe Mogherini: Mbështetje për prespektivën europiane të Ballkanit Perëndimor
Bashkimi Europian mbështet prespektivën e vendeve të Ballkanit Perëndimor për integrimin në BE.
Shefja e Politikës së Jashtme të BE, Federica Mogherini dhe eurokomisioneri për zgjerimin Johannes Hahn, janë takuar me gjashtë liderët e rajonit, të Shqipërisë, Malit të Zi, Serbisë, Kosovës, Bosnje dhe Hercegovinës dhe Maqedonisë.
Në deklaratën e përbashkët, Mogherini dhe Hahn shprehin angazhimin e tyre në rritje për të mbështetur vendet e Ballkanit Perëndimor drejt prespektivës europiane.
Deklarata:
“Sot patëm një takim pune me liderët e të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB në Nju Jork për të ecur me tej me punën për rrugën e integrimit në Bashkimin Europian për të gjithë rajonin.
Ne rikonfirmuar mbështetjen e qartë të Bashkimit Europian për prespektivën e zgjerimit të Ballkanit Perëndimor, siç është shprehur kohët e fundit si në nivelin e Këshillit Evropian, ashtu edhe nga Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, në fjalimin e tij vjetor në fillim të shtatorit.
Në përputhje me këtë angazhim, Bashkimi Evropian po rrit mbështetjen e saj ndaj të gjithë partnerëve drejt objektivave të arritshme dhe realiste, në mënyrë që përparimi i tyre të jetë i pakthyeshëm deri në fund të mandatit tonë.
Ne jemi të kënaqur që udhëheqësit; Presidenti Filip Vujanoviq i Malit të Zi, Presidenti Aleksandar Vuçiç i Serbisë, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, Kryetari i Presidencës së Bosnje dhe Herzegovinës Dragan Çoviç, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe Kryeministri i ish Republikës Jugosllave e Maqedonisë Zoran Zaev – konfirmuan angazhimin e tyre për të përforcuar punën e reformave, në veçanti për drejtësinë, sundimin e ligjit dhe të drejtat themelore, si dhe për bashkëpunimin rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë për të ruajtur dhe ndërtuar në këtë moment pozitiv”.