Politika

Hahn: Rruga e Shqipërisë drejt BE-së është e qartë, s’ka ndikime nga faktorë të jashtëm

Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, gjatë vizitës së punës në Bruksel, u takua me Komisionerin e Bashkimit Europian për Politikat e Fqinjësisë Europiane dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn.

1426845960IMG_3249-(2)Tryeza e Dialogut të Nivelit të Lartë ishte çështja e parë që u diskutua gjatë këtij takimi, e që zgjati rreth 45 minuta. Ministrja Gjosha e informoi Komisionerin Hahn për detaje të agjendës së tryezës me të gjithë aktorët, që do të mblidhet në datë 24 mars.

Bashkëbiseduesit u ndalën tek procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ministrja Gjosha e informoi z. Hahn me planin e masave të ndërmarra për përmbushjen e 5 prioriteteve të lëna nga Komisioni Europian. Ajo i bëri me dije Komisionerit Hahn se Udhërrëfyesi, i cili do të prezantohet në tryezën e Dialogut të Nivelit të Lartë tashmë është përditësuar me masa dhe afate të reja të detajuara për secilin nga institucionet.

Gjithashtu, ministrja Gjosha shprehu angazhimin maksimal të qeverisë shqiptare për të realizuar të gjitha reformat në funksion të procesit të integrimit të vendit. “Shqipëria është e vetëdijshme që vlerësimi i procesit do të bëhet mbi bazën e meritës, çka nxit më shumë Qeverinë Shqiptare të plotësojë sa më shpejt detyrat që i janë lënë nga Bashkimi Europian”, theksoi9 znj. Gjosha, duke shtuar se “Qeveria Shqiptare e konsideron procesin e integrimit instrumentin më të rëndësishëm për t’i ofruar një të ardhme më të mirë qytetarëve”.

“Pas marrjes së statusit të vendit kandidat, përgjegjësia dhe puna është bërë akoma edhe më e madhe, pasi me bashkëpunimin dhe mbështetjen e gjithë aktorëve, ne dëshirojmë dhe shpresojmë që të përmbushim të gjitha prioritetet në mënyrë që të kalojmë në fazën e re dhe më të rëndësishme të procesit: hapjen e negociatave. Kjo fazë do të mundësonte vlerësimin e procesit më specifikisht, duke ofruar një panoramë edhe më të qartë të ecurisë të Shqipërisë në të gjitha fushat”, tha më tej ministrja Gjosha.

Komisioneri për Politikat e fqinjësisë Europiane dhe Negociatat e Zgjerimit, theksoi se, në rastin e Shqipërisë, rruga e integrimit është e qartë dhe nuk ka ndikim nga faktorë të jashtëm apo problematika direkte me vende të tjera.

“Prandaj përqendrimi duhet të jetë në reformat që duhen realizuar brenda vendit, në mënyrë që të avancohet me procesin. Ne jemi këtu për t’ju mbështetur që Shqipëria të ecë përpara në këtë rrugë që ka nisur. Shpjetësia me të cilën do të avancohet varet nga aftësia e Shqipërisë për t’i realizuar këto reforma, që ne do t’i shohim me kujdes”, tha z. Hahn.

Komisioneri, nënvizoi se rezultatet konkrete që duhet të ketë Shqipëria në konsolidimin e shtetit të së drejtës, janë thelbësore për të avancuar me procesin e integrimit. “Gjithashtu është më shumë rëndësi që të ecet përpara me inplementimin e legjislacionit, pasi procesi i integrimit për çdo vend që aspiron të bëhet pjesë e Bashkimit Europian nuk ka të bëjë vetëm me përshtatjen e legjislaçionit të një vendi me atë të BE-së, por me zbatimin e tij në praktikë”, u shpreh më tej Komisioneri Hahn.

Bashkëbiseduesit u ndalën edhe të ndërlidhja e rajonit të Ballkanit me Europën, duke shprehur dakordësinë se, qasja e re pas procesit të Berlinit është nxitja më e mirë për të thelluar bashkëpunimin e këtyre vendeve me njëri-tjetrin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button