Bota

Masakër në sinagogë të Jerusalemit, 6 të vrarë

jermnkda-320x213Një masakër me bilance tragjike ka ndodhur në një sinagoge të Jerusalemit, ku terroristët kanë vrarë 4 besimtarë dhe plagosur 5 të tjerë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Har Nof dhe lajmi bëhet i ditur nga zëdhënësi i ushtrisë, i cili thotë se masakra ka lidhje me një sulm terrorizmi.

Krimi është bërë gjatë kohës që besimtarët ishin duke kryer ritet e tyre fetare. Deri më tani thuhet se autorët e masakrës janë dy terroristë palestinezë, të cilët ishin të armatosur me sëpata, thika dhe pistoleta.

Terroristët janë qëlluar për vdekje nga autoritetet e vendit. Ndërkohë personat e plagosur janë dërguar në spitalet me të afërta të zonës, por plagët që kanë në trup janë të thella.

Dhuna në Izrael dhe në territoret palestineze është rritur dukshëm javëve të fundit, duke shënuar disa viktima. Ndërkombëtarët e kanë cilësuar ngjarjen si një akt çnjerëzor.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button