Tiranë 22°C · Pjesërisht vranët 21 Shtator 2026
S&P 500 7,651 ▲0.17%
DOW 51,683 ▼0.18%
NASDAQ 26,523 ▲0.39%
NAFTA 93.98 ▼2.19%
ARI 4,387 ▼0.87%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $81,540 ▲ +1.47% ETH $2,662 ▲ +3.5% XRP $1.4318 ▲ +3.75% SOL $111.9100 ▲ +3.32%
S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 93.98 ▼2.19 % ARI 4,387 ▼0.87 % S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 93.98 ▼2.19 % ARI 4,387 ▼0.87 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061
21 Sht 2026
Breaking
Kronika

Hakerat nxjerrin TIMS të Ramës/ Kryeministri përdori mbi 50 herë charter në dy vitet e fundit

Hakerat e Homeland Justice kanë publikuar të dhënat personale të kryeministrit Edi Rama.

Në dokumentin e hedhur në rrjet nga hakerat janë bërë publike dy pasaportat e kryeministrit, një diplomatike dhe një e zakonshme si dhe udhëtimet e tij që prej vitit 2004 deri në maj të vitit 2022.

Në këtë dokument që tashmë është në duart e mijëra personave janë të dhënat e 394 udhëtimeve të kryeministrit, shumica e të cilave me avionë por në disa raste ka dalë me makinë nga pikat kufitare me Greqinë apo Maqedoninë e Veriut.

Gjatë kësaj kohe, të regjistrimit të udhëtimeve në sistemin TIMS, kryeministri Edi Rama rezulton se ka udhëtuar 50 herë me avion charter. Këto udhëtime i ka bërë që nga koha kur ishte kryetar i bashkisë së Tiranës në vitin 2004, më pas si kryetar i opozitës dhe tani si kryeministër.

Vlera e biletave të paguara për 344 udhëtimet me linjat e rregullta ajrore nuk mund të llogaritet por kostot e udhëtimeve me charter po.

Mesatarisht një udhëtim charter në Europë shkon nga 20 deri në 30 mijë euro, që do të thotë që për Ramën janë shpenzuar të paktën një milionë euro për udhëtime me charter.

Hakerat iranianë hynë shumë thellë në sistemet e policisë duke vjedhur të dhëna sensitive dhe ditët e fundit ata kanë publikuar edhe kartelën në TIMS  të shërbimeve sekrete e së fundmi edhe të kryeministrit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.