Politika

Halimi fton ekspertët për reformën në drejtësi

PD do të dalë me një platformë të sajën

Partia Demokratike do të mbledhë nga e para mendimet e ekspertëve për reformën në drejtësi, duke lënë të nënkuptojë se nuk i beson materialit të hartuar nga komisioni i posaçëm i reformës, i mbështetur nga ndërkombëtarët. Në një postim në Facebook, deputeti i PD-së, i cili është dhe nënkryetar i komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi ka ftuar të gjithë që të japin mendime për reformën në drejtësi. “Të dashur miq, kolegë juristë të rinj apo me përvojë të gjatë, avokatë, gjyqtarë, prokurorë, noterë, përmbarues, ekspertë të të drejtave të njeriut e studentë. Partia Demokratike po përgatit platformën e saj të plotë të reformës në drejtësi. Secili prej jush që mendon se mund të kontribuojë në këtë proces, të japë opinionin e vet, sugjerimin e tij konkret për këtë reformë të rëndësishme, apo duke e menduar veten e tij një ditë deputet të Kuvendit mund të më shkruajë në këtë adresë, në e-mail:eduardhalimi@gmail.com, në numrin tim të telefonit me sms. Mendojeni veten një ditë deputetë sikur të ishit në vendin tim dhe më shkruani për reformën. Është kaq e rëndësishme që kushdo që kërkon të japë impakt ta japë tani, këtu ose në çdo tryezë, forum apo takim konsultues. Heshtja dhe qëndrimi pasiv, nuk ndihmon askënd, për një proces kaq të rëndësishëm për të ardhmen europiane të vendit”, shkruan Halimi. Partia Demokratike u bind të bëhej pjesë e procesit të reformës në drejtësi. Por në mbledhjen e parë, opozita e bojkotoi mbledhjen e parë, pasi refuzuan të miratojnë strategjinë, dokumenti kryesor për reformën në drejtësi, pasi kërkuan paralelisht me materialin që të bëjnë amendimet për ligjet e ndryshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button