☀️
Tiranë 34°C · Kthjellët 16 July 2026
S&P 500 7,560 ▼0.16%
DOW 52,817 ▲0.3%
NASDAQ 26,158 ▼0.42%
NAFTA 80.47 ▲1.09%
ARI 3,999 ▼1.3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1449 EUR/GBP 0.8487 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.8515 EUR/MKD 61.5810 EUR/RSD 117.3735 EUR/TRY 53.8972 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6085 EUR/USD 1.1449 EUR/GBP 0.8487 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.8515 EUR/MKD 61.5810 EUR/RSD 117.3735 EUR/TRY 53.8972 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6085
₿ CRYPTO
BTC $64,344 ▼ -1.5% ETH $1,886 ▼ -2.52% XRP $1.1106 ▼ -1.32% SOL $76.5500 ▼ -2.7%
S&P 500 7,560 ▼0.16 % DOW 52,817 ▲0.3 % NASDAQ 26,158 ▼0.42 % NAFTA 80.47 ▲1.09 % ARI 3,999 ▼1.3 % S&P 500 7,560 ▼0.16 % DOW 52,817 ▲0.3 % NASDAQ 26,158 ▼0.42 % NAFTA 80.47 ▲1.09 % ARI 3,999 ▼1.3 %
EUR/USD 1.1449 EUR/GBP 0.8487 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.8515 EUR/MKD 61.5810 EUR/RSD 117.3735 EUR/TRY 53.8972 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6085 EUR/USD 1.1449 EUR/GBP 0.8487 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.8515 EUR/MKD 61.5810 EUR/RSD 117.3735 EUR/TRY 53.8972 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6085
16 Jul 2026
Breaking
Kosova

Haliti i LDK-së: Nënshkrimet ende nuk janë verifikuar, takimi i sotëm ishte rutinor

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Sokol Haliti ka deklaruar se prioritet i partisë mbetet formimi i institucioneve të reja, duke theksuar se të gjitha proceset e brendshme do të zhvillohen në përputhje me statutin dhe procedurat e LDK-së.

Pas takimit të mbajtur të enjten, Haliti tha se LDK respekton afatet, rregullat dhe statutin e saj, ndërsa e cilësoi kapërcimin e ngërçit politik dhe krijimin e institucioneve si interes shtetëror.

“LDK-ja respekton afatet, procedurat, rregullat, statutin natyrisht. Interes shtetëror është formimi i institucioneve shtetërore, dhe kapërcimi i këtij ngërçi. Por tash edhe aspektet e tjera partiake e kanë fushëveprimin e vet. Është demokraci, prandaj respektohen rregullat, statuti. Prandaj afatet, mënyra, kushtet, krejt zgjidhjet, krijohen gjithashtu”, tha ai.

Haliti shtoi se nuk janë verifikuar ende nënshkrimet, derisa tha se takimi i sotëm nuk ishte takim i kryesisë së partisë por takim rutinor.

“Kryetari është kryetar legjitim, legal, gjersa të mbahet kuvendi tjetër. Është kryetar legal, legjitim edhe aty edhe kuvendi ka procedura. Gjithashtu ka procedura dhe rregulla. Prandaj kryetari i LDK-së është zgjedhur, ju lutem, kuvendin e kaluar me votë të fshehur, në një kuvend tejet demokratik, ndoshta shembull edhe për partitë e tjera, jo vetëm në Kosovë. Prandaj LDK-ja ka me punu statutarish, ka me punu me demokraci në veprim, me rregulla, gjithsesi me vendime nga pro-organet që kalojnë. Prandaj takimet me degë, takimet me kryesi po mbahen, janë konsultime që bëhen’, tha ai.

Ai është pyetur edhe për raportimet që ishin për një marrëveshje LDK-VV, për formimin e institucioneve.

“Do të thotë nuk jam duke shprehur mendimin e kryesisë. Institucionet shtetërore dhe zgjedhja e presidentit është e patjetërsueshme. Vendi duhet me i dhënë institucioneve, edhe duhet me i dhënë stabilitet institucional, shtet funksional. Mos-implementimi i buxhetit është rrezikim i funksionimit vital të shtetit. Prandaj duhet me pasë institucione të qëndrueshme që e implementojnë buxhetin, dhe plan-programin. E besoj tash që partnerët e tjerë kanë me u kriju, e krijon LDK-ja, e krijon dikush tjetër, është temë tjetër. Kjo është ligjore, legjitime dhe është temë e negociatave, e rezultateve të negociatave e të tjera”, tha ai. /Kp/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.