☁️
Tiranë 22°C · Vranët 13 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 104.06 ▲7.76%
ARI 4,754 ▼0.7%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
₿ CRYPTO
BTC $70,682 ▼ -1.48% ETH $2,183 ▼ -1.58% XRP $1.3243 ▼ -0.55% SOL $81.8600 ▼ -0.49%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 104.06 ▲7.76 % ARI 4,754 ▼0.7 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 104.06 ▲7.76 % ARI 4,754 ▼0.7 %
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
13 Apr 2026
Breaking
Arte

Hamami i Krujës, janë ruajtur pjesët autentike

Trashëgimia Kulturore pa Kufij reagon pas debateve për restaurimin

“Hamami i Krujës trashëgimi e shek. 15, si e lanë barbarët më 23 qershor 2013 dhe si u kthye në identitet në 18 muaj”. Ky status në faqen nëFacebook të Kryeministrit Edi Rama, mbi restaurimin e një prej hamameve më të vjetra në Ballkan, atij të Krujës, ka sjellë reagime mbi mënyrën e restaurimit, duke u shprehur se ka humbur autenticiteti. Vetë Kryeministri u është përgjigjur komentuesve duke thënë se “Hamami i Krujës është restauruar nga një skuadër ekspertësh ndërkombëtarë italianë, suedezë e boshnjakë, në bazë të projektit të bërë nga organizata prestigjioze Cultural Heritage Without Borders, me kërkesë të Ministrisë sonë të Kulturës e me mbështetje të qeverisë suedeze”.

Hamani i Krujes (2)

“Faktikisht është pastruar një gropë plehrash e mbuluar si varrezë dhe është punuar gur më gur, duke nxjerrë strukturën origjinale dhe kryer restaurimin me të njëjtën teknologji e të njëjtat materiale të përdorura gjatë periudhës otomane”, ka shkruar Rama. Po dje, reagimeve u është përgjigjur dhe Trashëgimia Kulturore pa kufij (CHwB Albania), duke thënë se pas një studimi është vendosur të ruhen pjesët autentike të mbetura duke i rikthyer funksionin fillestar monumentit. “Po ta kishim mbuluar dhe ta kishim lënë sërish në gjendjen në të cilën e gjetëm, me kalimin e kohës, ky monument do të zhdukej, nuk do të ekzistonte më, qoftë dhe vetëm për shkak të efekteve të motit mbi të.

Ndoshta do të ishte dashur që vetëm të pastronim dhe të ekspozonim hipokaustin dhe muret e djegura, duke vendosur panele interpretimi për të shpjeguar si ka qenë dikur monumenti. Po, kjo është një përqasje e mundshme, por që i shkon më për shtat një konservimi të tipit muzeor, dhe që në thelb e respekton më së shumti vërtetësinë e monumentit”, thuhet në deklaratën e CHwB Albania. Shtresat e bashkangjitura Hamamit sipas tyre janë bazuar në shembuj të ngjashëm hamamesh të ndërtuara në të njëjtën kohë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.