☀️
Tiranë 20°C · Kthjellët 06 Tetor 2026
S&P 500 7,833 ▲0.76%
DOW 51,586 ▲0.62%
NASDAQ 27,655 ▲0.65%
NAFTA 89.50 ▲0.08%
ARI 4,191 ▲0.81%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $85,602 ▲ +0.37% ETH $2,699 ▲ +0.23% XRP $1.4980 ▲ +0.42% SOL $120.4700 ▲ +0.94%
S&P 500 7,833 ▲0.76 % DOW 51,586 ▲0.62 % NASDAQ 27,655 ▲0.65 % NAFTA 89.50 ▲0.08 % ARI 4,191 ▲0.81 % S&P 500 7,833 ▲0.76 % DOW 51,586 ▲0.62 % NASDAQ 27,655 ▲0.65 % NAFTA 89.50 ▲0.08 % ARI 4,191 ▲0.81 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986
06 Tet 2026
Breaking
Kosova

Hamza: Nuk kam vërejtje për Sejdiun, por marrëveshja për të ishte mes LVV-së dhe LDK-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se nuk ka asnjë problem me emrin e Bekim Sejdiut si kandidat për president të Kosovës, por ka theksuar se kandidatura e tij ishte pjesë e një marrëveshjeje mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në një konferencë për media, Hamza tha se PDK-ja nuk ka qenë pjesë e kësaj marrëveshjeje dhe se çështja e zgjedhjes së presidentit nuk duhet të lidhet me miratimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

“Nuk është marrëveshje me PDK-në, është marrëveshje me një subjekt tjetër politik, por është marrëveshje me LDK-në. As nuk kam vërejtje personale, e as politike në raport me Sejdiun”, tha Hamza.

Ai i bëri thirrje LVV-së dhe LDK-së që, nëse kanë marrëveshje për kandidaturën e Sejdiut, ta zbatojnë atë dhe të sigurojnë votat e nevojshme në Kuvend.

“Nëse keni marrëveshje me LDK-në, bëjeni. Po t’i kërkoj 10 deputetë, 11 atëherë; edhe unë po t’i kërkoj ty 29. Po deputetët sillni në sallë dhe qyshdo le të votojnë”, u shpreh Hamza.

Duke folur për Ligjin për Dhomat e Specializuara, kreu i PDK-së tha se partia e tij është e gatshme që deputetët të marrin pjesë në votim, duke theksuar se secili prej tyre mund të votojë pro, kundër ose të abstenojë.

“Nëse doni ta bëni ligjin, sillni 29 deputetët. Nëse duan, le të votojnë pro, kundër apo të abstenojnë, qysh të duan”, tha ai.

Hamza kritikoi edhe vonesat në konstituimin e Kuvendit, duke thënë se janë shkelur afatet kushtetuese.

“37 ditë e ka shkelur Kushtetutën për moskonstituimin e Kuvendit”, deklaroi ai.

Sipas Hamzës, PDK-ja e ka proceduar Ligjin për Dhomat e Specializuara në Kuvend më 21 shtator dhe nuk pranon që në orët e fundit të lidhet kjo çështje me marrëveshjen për presidentin.

“Më 21 shtator ne e kemi sjellë ligjin në Kuvend dhe sot, në orët e fundit, nuk mundesh me imponu marrëveshjen. Nuk janë çështje të ndërlidhura. Ne po kërkojmë me e bërë ligjin”, përfundoi Hamza./Telegrafi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.