☁️
Tiranë 8°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 101.56 ▼1.28%
ARI 4,700 ▲3.12%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $68,017 ▲ +1.72% ETH $2,099 ▲ +2.8% XRP $1.3397 ▲ +0.67% SOL $82.8500 ▼ -0.59%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 101.56 ▼1.28 % ARI 4,700 ▲3.12 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 101.56 ▼1.28 % ARI 4,700 ▲3.12 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Hapat që ndiqen për rivlerësimin e pronës/Tarifa e reduktuar, rast i mirë për t’u dhënë banesave vlerën e tregut

Pranë sporteleve të ADISA-s nisi procesi i rivlerësimit të pasurive të paluajtshme, tokë dhe ndërtesa, kundrejt një tarife të reduktuar prej 3% për individët dhe 5% për biznesin, nga 15 % që aplikohej deri tani.

ATSH ishte pranë zyrave të ADISA-s në Tiranë, për të parë mënyrën se si aplikohet për të përfituar nga ky shërbim, të cilin qytetarët mund ta kryejnë edhe nga shtëpia përmes e-albania.

Aplikimi i një tarife të reduktuar është mirëpritur nga qytetarët të cilët e shohin me interes këtë proces, sidomos në rastet kur ata duan të shesin pronën e tyre.

Një qytetar shprehet se kërkon të shesë shtëpinë, pasi ka nevojë për më tepër hapësirë. Reduktimi i tarifës, shprehet ai, nga 15 në 3%, është mjaft me interes.

Një tjetër qytetare theksoi se ky ishte një rast i miri për të kthyer pronën e saj në vlerën e tregut, edhe pse ajo për momentin shprehet se nuk kishte ndër mend ta shiste.

Ndërsa një zonjë, e cila jetonte e vetme pasi fëmijët jetonin jashtë vendit na thotë se reduktimi i tarifës është një mundësi e mirë dhe se kërkon ta shfrytëzojë për t’ua lënë fëmijëve një banesë në vlerën e tregut.

“Të gjithë individët, të cilët kanë në pronësi, pasuri të paluajtshme (tokë dhe/ose ndërtesë) të regjistruar ose që fitojnë pronësinë dhe e regjistrojnë atë deri në datën 30 shtator 2020, kanë të drejtë që brenda këtij afati të bëjnë rivlerësimin e kësaj pasurie me vlerën e tregut”, u shpreh për ATSH-në ekspertja pranë zyrave të ADISA-s në Tiranë, Aida Gedaj.

Këtu përfshihen dhe rastet, kur për pasurinë e paluajtshme është bërë edhe më parë rivlerësimi.

Individi, tha ajo, mund të zgjedhë vullnetarisht nëse rivlerësimin e pasurisë do ta bëjë Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK-ja), apo një ekspert i vlerësimit të pasurive, i licencuar nga institucionet përkatëse.

“Nëse individi zgjedh që rivlerësimin e pasurisë ta bëjë ASHK-ja, ai bëhet me çmimet minimale fiskale, që janë në fuqi në momentin e kryerjes së procesit të rivlerësimit. Por nëse individi zgjedh rivlerësimin e pasurisë nga një ekspert i licencuar, baza e tatueshme, llogaritet si diferencë ndërmjet vlerës së pasqyruar në aktin e vlerësimit të pasurisë dhe vlerës së zbritshme. Në çdo rast, vlera e pasqyruar në aktin e vlerësimit të pasurisë nga eksperti i licencuar nuk mund të jetë më e vogël se çmimi minimal fiskal.

Individi ose përfaqësuesi i tij aplikon online për shërbimin e rivlerësimit të pasurisë, nëpërmjet portalit qeveritar e-Albania.

Kur individi kërkon rivlerësimin sipas aktit të ekspertit të licencuar, dërgimi nëpërmjet platformës, i faturës së tatimit të nënshkruar dhe të vulosur elektronikisht, së bashku me tarifën e shërbimit, kryhet vetëm pasi të jetë administruar fizikisht (me postë) akti origjinal i vlerësimit të pasurisë, i nënshkruar dhe i vulosur nga eksperti vlerësues i pasurisë, si dhe fotokopje e njësuar e licencës së tij.

Gedaj bëri të ditur se në rastet kur është e pamundur të aplikohet nëpërmjet portalit qeveritar e-Albania, aplikimi kryhet pranë zyrës pritëse ADISA.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.