Europa

Hapen qendrat e votimit për zgjedhjet legjislative

Qendrat e votimit u hapën në orën lokale 09:00 në Estoni për zgjedhjet legjislative në sfondin e shqetësimeve për sigurinë e vendit përballë Moskës dhe një rezultat i mirë pritet për partinë proruse të Qendrës.

estoni-zgjedhjeQendrat e votimit do të mbyllen në orën lokale 20:00 GMT. Një e treta e zgjedhësve, rreth 177 000 persona, kanë votuar tashmë nëpërmjet internetit, rezultati i plotë i zgjedhjeve pritet rreth orës 21:00 GMT.

Me sondazhet që thonë se 30 për qind e votuesve janë ende të pavendosur, të gjitha partitë kanë patur çështjet sociale si më të rëndësishmet në fushatat e tyre elektorale.

Partia e Reformave (Reform Party), pro ekonomisë së tregut, e kryeministrit më të ri të Bashkimit Evropian, Taavi Roivas, 35 vjeç, ka premtuar ta kthejë Estoninë në një vend të ri nordik dhe në një komb më të mbrojtur dhe më të pasur.

Rivali i tij kryesor, Edgar Savisaar, 64 vjeç, kryetar i bashkisë së Talinit dhe shef i Partisë së Qendrës (Centre Party) kërkon një start të ri ekonomik duke kërkuar edhe ndihmën e së majtës estoneze.

Savisaar gëzon mbështetje te pensionistët dhe të minoriteti rusishtfolës që përbën më shumë se 25 për qind të popullsisë prej 1,3 milionë banorësh të vendit, por, pikërisht ky fakt, e ka shndërruar atë në figurën më përçarëse të vendit.

Tipar kryesor është mungesa e një partie dukshëm proruse, në kontrast me situatën në Letoni, fqinja e Estonisë në jug të vendit./

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button