HAPËSIRË – Defekti teknik i sondës japoneze rrezikon të lërë pa përgjigje misterin e asteroidit 1998 KY26
– Sonda hapësinore japoneze Hayabusa2 nuk do të mund të realizojë më takimin e planifikuar me asteroidin misterioz 1998 KY26, i cili pritej të ndodhte në vitin 2031. Lajmi u bë i ditur më 16 nëntor nga zyrtarët e Agjencisë Japoneze të Eksplorimit të Hapësirës (JAXA), shkruan scienze it
Asteroidi 1998 KY26, i cilësuar si një “kometë e errët”, ka tërhequr vëmendjen e shkencëtarëve për shkak të rrotullimit të tij jashtëzakonisht të shpejtë dhe përshpejtimit misterioz, një fenomen që ende nuk është kuptuar plotësisht.
Sipas njoftimit të JAXA-s, një defekt në sistemin shtytës të sondës Hayabusa2 do ta bëjë të pamundur realizimin e takimit me trupin qiellor, duke lënë pa përgjigje disa nga misteret që lidhen me të.
Sonda Hayabusa2 ndodhet tashmë në një mision të zgjatur, pasi ka tejkaluar ndjeshëm jetëgjatësinë e parashikuar fillimisht.
Megjithatë, problemi teknik rrezikon të pengojë një nga objektivat më të rëndësishëm të fazës së re të misionit.
Shkencëtarët shpresonin që studimi nga afër i asteroidit 1998 KY26 të ndihmonte në shpjegimin e sjelljes së tij të pazakontë dhe të kuptimin më të mirë të këtyre trupave misteriozë në Sistemin Diellor.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.