☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 24 Nëntor 2026
S&P 500 7,237 ▲4.73%
DOW 49,595 ▲3.01%
NASDAQ 24,090 ▲6.51%
NAFTA 79.82 ▼0.44%
ARI 3,620 ▼0.86%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676 EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676
₿ CRYPTO
BTC $60,148 ▼ -1.9% ETH $1,692 ▼ -1.72% XRP $0.9431 ▲ +0.59% SOL $71.2500 ▼ -1.4%
S&P 500 7,237 ▲4.73 % DOW 49,595 ▲3.01 % NASDAQ 24,090 ▲6.51 % NAFTA 79.82 ▼0.44 % ARI 3,620 ▼0.86 % S&P 500 7,237 ▲4.73 % DOW 49,595 ▲3.01 % NASDAQ 24,090 ▲6.51 % NAFTA 79.82 ▼0.44 % ARI 3,620 ▼0.86 %
EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676 EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676
24 Nën 2026
Breaking
Bota

HAPËSIRË – Sonda ”BepiColombo” mbërrin në orbitën e Mërkurit

ROMË, 24 nëntor /ATSH-ANSA/ – Sonda hapësinore ”BepiColombo” ka mbërritur në orbitën e Mërkurit, njoftoi Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA) përmes një postimi në platformën X.
Misioni është realizuar në bashkëpunim me Agjencinë Japoneze të Eksplorimit Hapësinor (JAXA).

E lëshuar më 20 tetor 2018, ”BepiColombo” është mjeti i dytë hapësinor që arrin në orbitën e planetit më të afërt me Diellin, pas sondës ”Messenger” të NASA-s, e cila mbërriti në vitin 2011.

”BepiColombo” do të shënojë një tjetër arritje historike, pasi do të jetë misioni i parë që do të studiojë Mërkurin me dy sonda orbitale të pavarura.

Më 9 dhe 10 dhjetor pritet të ndahen dy modulet kryesore të misionit: ”Mercury Planetary Orbiter” (MPO), i ndërtuar nga ESA për studimin e gjeologjisë së planetit, dhe ”Mercury Magnetospheric Orbiter” (Mio), i realizuar nga JAXA për studimin e fushës së tij magnetike.

Të dyja sondat pritet të arrijnë orbitat e tyre përfundimtare shkencore në pranverën e vitit 2027.

Ndërkohë, moduli i transferimit MFM, i pajisur me motorë elektrikë shtytës, ka luajtur një rol thelbësor gjatë udhëtimit tetëvjeçar drejt Mërkurit, duke mundësuar manovrat e nevojshme për afrimin me planetin.

Misioni mban emrin e matematikanit italian Giuseppe (Bepi) Colombo (1920–1984), kërkimet e të cilit mbi rrotullimin e Mërkurit hapën rrugën për eksplorimin e këtij planeti përmes misionit ”Mariner 10” të NASA-s, i cili e vizitoi atë në vitin 1974.

”BepiColombo” konsiderohet një nga misionet më komplekse të eksplorimit planetar, pasi teknologjia e saj është projektuar për t’u përballur me temperaturat ekstreme dhe kushtet e vështira pranë Diellit, duke garantuar njëkohësisht funksionimin e instrumenteve shkencore me precizion të lartë./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.