☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 24 Nëntor 2026
S&P 500 7,237 ▲4.73%
DOW 49,595 ▲3.01%
NASDAQ 24,090 ▲6.51%
NAFTA 79.82 ▼0.44%
ARI 3,620 ▼0.86%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676 EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676
₿ CRYPTO
BTC $60,148 ▼ -1.9% ETH $1,692 ▼ -1.72% XRP $0.9431 ▲ +0.59% SOL $71.2500 ▼ -1.4%
S&P 500 7,237 ▲4.73 % DOW 49,595 ▲3.01 % NASDAQ 24,090 ▲6.51 % NAFTA 79.82 ▼0.44 % ARI 3,620 ▼0.86 % S&P 500 7,237 ▲4.73 % DOW 49,595 ▲3.01 % NASDAQ 24,090 ▲6.51 % NAFTA 79.82 ▼0.44 % ARI 3,620 ▼0.86 %
EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676 EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676
24 Nën 2026
Breaking
Politika

Ministri Gonxhja: 17% e buxhetit do të shkojë për shtresat në nevojë! | JavaNews.al

Blendi Gonxhja, ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, deklaroi se 17% e buxhetit do të shkojë për “pensione, strehim, shëndetësi, arsim dhe mbrojtje sociale”.

“Unë dua t’ju jap vetëm një shpjegim të thjeshtë. Prodhimi i Përgjithshëm Bruto është rreth 30 miliardë euro. Nga këto, 17% shkojnë tek zërat pensione, strehim, shëndetësi, arsim dhe mbrojtje sociale. Mbrojtja sociale natyrisht ka peshë më të madhe. Ky 17% përkthehet në 5.1 miliardë euro. Sa është buxheti i shtetit total? 10 miliardë euro. Pra, mbi gjysma e buxhetit të shtetit që vjen nga ekonomia e vendit shkon për këto zëra”, tha ministri në studion e “Off the Record”, në A2CNN.

Sipas tij, “buxheti i shtetit vjen nga një nivel taksimi më i ulti ndoshta në kontinent dhe vjen i tillë sepse ne nuk mundet dot që të kemi taksa 45%”.

“Nuk mund të kemi një regjim fiskal i cili të marrë aq shumë, sa të mund të shpërndajë aq shumë. Të gjithë ne do donim që të shpërndanim më shumë. Nëse ne pranojmë që ky është buxheti më i madh dhe është një rritje e konsiderueshme që vjen pa i rritur taksat, atëhere kjo rritje tregon miradministrim dhe mirëqeverisje. Kjo rritje nuk vjen në rast se nuk ka miradministrim. Kjo rritje nuk vjen në rast se nuk ka një progres të caktuar në qeverisje dhe nëse mbi gjysma e buxhetit shkon te këto që ju thashë, a është kjo një përgjigje fillestare për t’i thënë njerëzve se ç’është gjithë ky mosbesim? Pastaj shteti ka edhe infrastrukturë, rend, polici, mbrojtje, ka detyrime për NATON, ka paga dhe ka administrate”, shtoi Gonxhja.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.