Ekonomia

Hapet Panairi i Punës, Veliaj: Në 18 muaj 6-fishuam Fondin e Nxitjes së Punësimit

Ministri i Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj, gjatë hapjes së Panairit të Punës në Tiranë të mërkurën, theksoi se, qeveria shqiptare në 18 muaj ka 6-fishuar Fondin e Nxitjes së Punësimit.

“Në dallim nga ata që vetëm flasin, ne trefishuam fondin e punësimit e më pas e dyfishuam për vitin 2015. Pra, në 18 muajt e fundit e kemi 6-fishuar për njerëz që kanë projekte reale”, tha Veliaj, i cili shtoi se në Panairin e Punës ka 5000 vende të reja pune.

“Të respektojmë të gjithë të rinjtë që janë gati të bëjnë çfarëdolloj pune dhe që nuk u bashkohen atyre që presin t’u vijë gjithçka nga qielli”, theksoi ministri i Mirëqenies Sociale.

Duke folur për zyrat e punës, Veliaj tha: “Çdo bashki duhet të ketë zyrën e vet të punës për ta bërë sa më të lehtë ofertën për njerëzit që kërkojnë punë. Janë gati zyrat e punës në Kukës dhe Krujë. Veriun e kemi target kryesor për hapjen e zyrave të reja të punës në të ardhmen e afërt”.

Në fund, ministri Veliaj apeloi ndaj prindërve shqiptarë: “Merrni një vendim të drejtë, nëse doni për fëmijët tuaj një diplomë apo zanat. Unë mendoj se zanati e garanton punën”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button