🌤️
Tiranë 22°C · Kryesisht kthjellët 24 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $80,770 ▼ -1.13% ETH $2,369 ▼ -1.3% XRP $1.2850 ▼ -2.38% SOL $101.5600 ▼ -2.69%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
24 Tet 2026
Breaking
Kosova

​Haradinaj: AAK nuk merr pjesë në Qeverinë Kurti, ai e do LDK-në si një material për kontroll total

Ish-kryeministri, Ramush Haradinaj, tha në Presisng në T7 se AAK nuk do të jetë dhe nuk ka interesim për t’u bërë pjesë e Qeverisë Kurti.

“Ne s’jemi të interesuar të bëhemi pjesë e Qeverisë Kurti, nuk ka AAK kësi ëndrrash”, tha Haradinaj.

“Ai ndoshta e do LDK-në vetëm si material për kontroll total”, tha ai.

Haradinaj, tha se do të ishte mirë që “opozita ta bëjë një marrëveshje mes vete”, dhe të tejkalojë pengesat.

“Është më mirë që opozita me bë një marrëveshje mes vete…Është mirë mi tejkalu disa pengesa, e di që nuk arrihet lehtë se edhe në opozitë njerëzit kanë ambicie”, tha Haradinaj në Pressing, transmeton Gazeta Express.

Haradinaj tha se AAK nuk vendos asnjë kusht.

“Nuk qesim asnjë kusht”, tha Haradinaj. I pyetur, “as postin e presidentit nuk e pretendoni?”, Haradinaj tha “jo asnjëherë”. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.