🌤️
Tiranë 13°C · Kryesisht kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,734 ▼ -1.29% ETH $2,220 ▼ -0.53% XRP $1.3317 ▼ -0.97% SOL $82.3800 ▼ -1.94%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Kosova

Haradinaj kundërshton demarkacionin me Malin e Zi

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka braktisur në mënyrë demonstrative mbledhjen e Komisionit për punët e jashtme, ku po raportohej për demarkacionin e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Teksa kryetari i komisionit për përcaktimin e kufirit, Murat Meha po raportonte para deputetëve se procesi po bëhet sipas hartave legale të mëparshme dhe ku, sipas tij, Kosova nuk po humb territor, Haradinaj reagoi duke akuzuar Mehën për mashtrim.

Haradinaj e pyeti zotin Meha se, kush e paguan, Kosova apo Mali i Zi? Haradinaj tha se, nuk do të lejojë që ky proces të vijojë kështu, ndërsa doli nga mbledhja duke i quajtur raportuesit e komisionit për demarkacion si mashtrues.

Gjatë raportimit të anëtarëve të komisionit të posaçëm u tha se së shpejti marrëveshja për demarkacion do të përfundojë dhe ajo duhet të miratohet nga Parlamentet e dy vendeve.

Kryetari Meha po ashtu tha se, së shpejti do të përfundojnë edhe demarkacioni i kufirit Kosovë-Shqipëri-Mali i Zi, që po ashtu duhet të miratohet nga tri Parlamenet e vendeve përkatëse.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.