☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 17 August 2026
S&P 500 7,745 ▼0.52%
DOW 53,460 ▼0.51%
NASDAQ 26,645 ▼0.32%
NAFTA 84.71 ▲2.8%
ARI 4,474 ▲0.82%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055
₿ CRYPTO
BTC $64,326 ▲ +1.9% ETH $1,907 ▲ +1.05% XRP $1.0008 ▼ -0.02% SOL $75.7400 ▲ +0.62%
S&P 500 7,745 ▼0.52 % DOW 53,460 ▼0.51 % NASDAQ 26,645 ▼0.32 % NAFTA 84.71 ▲2.8 % ARI 4,474 ▲0.82 % S&P 500 7,745 ▼0.52 % DOW 53,460 ▼0.51 % NASDAQ 26,645 ▼0.32 % NAFTA 84.71 ▲2.8 % ARI 4,474 ▲0.82 %
EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055
17 Aug 2026
Breaking
Kosova

Haradinaj: Njerëzit e Kurtit po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

Ish-kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka akuzuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti se me vendimet e tij i ka hapur rrugë Serbisë në fushën tregtare dhe energjetike.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Haradinaj rikujtoi se më 21 nëntor 2018, si kryeministër, vendosi taksën 100 për qind ndaj mallrave serbe, ndërsa tha se më 1 prill 2020, Qeveria Kurti e hoqi këtë masë dhe rihapi tregun për produktet nga Serbia.

Ai po ashtu theksoi se më 20 dhjetor 2017 kishte nënshkruar projektin me kompaninë ContourGlobal për ta bërë Kosovën të pavarur energjetikisht nga Serbia, duke shtuar se ky projekt u anulua nga Qeveria Kurti në vitin 2020.

Sipas Haradinajt, refuzimi i projektit amerikan të gazit gjatë viteve 2021-2022 dhe importi i energjisë elektrike në vlerë prej rreth 259 milionë euro gjatë vitit të kaluar kanë rritur varësinë energjetike të Kosovës.

“Kur është riaktualizuar çështja e gazit, njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan. Kush është ky njeri? A është me të vërtetë kundër gazit apo kundër Amerikës? Tregun e mallrave ia dha Serbisë, ndërsa tregun energjetik po ia garanton. Çka don ky njeri nga Kosova?”, ka shkruar Haradinaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.