🌤️
Tiranë 10°C · Kryesisht kthjellët 15 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 98.71 ▲3.11%
ARI 5,062 ▼1.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $71,648 ▲ +1.38% ETH $2,112 ▲ +1.61% XRP $1.4107 ▲ +1.11% SOL $88.4300 ▲ +1.26%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 %
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
15 Mar 2026
Breaking
Kosova

Haradinaj: Nuk ka çarje në Bllok

haradinaj-nuk-ka-ccedil-arje-n-euml-bllok_hdKreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se është interes i PDK-së me shpik ndonjë përçarje të Bllokut. Por, tha se “PDK-ja më mirë e ka të thërret seancën e Kuvendit, sesa të merret me Bllokun”.

Këto komente Haradinaj i bëri sot pasi homazheve tek shtatorja e Zahir Pajazitit në Prishtinë, kur u pyet nëse është në dijeni se LDK-ja ka nisur bisedime të brendshme.

Haradinaj tha se po mbledhin nënshkrimet që në fillim të javës së ardhshme, në formë kërkese, t’ia dërgojnë Flora Brovinës për thirrje të seancës.

“Ne jemi në komunikim të rregullt me kryetarin Mustafa edhe me kolegë të LDK-së ashtu siç jemi me NISMEN me Vetëvendosjen, gjithçka është në përputhje me atë që ne bisedojmë në takime tona. Kuptohet është një interes i madh i palës kundërshtare, në këtë rast i oponentit tonë PDK-së, me shpik ndonjë përçarje, ndonjë nxitje. Por, më mirë kish qenë ata me u kujdes me thirr seancën. E kanë obligim ligjor dhe po ashtu me shfrytëzu të drejtën në nominim. Pra bëhet fjalë për një proces të zakonshëm të konsultave tona”, tha ai.

Ai tha se janë të shqetësuar për gjendjen dhe se po veprojnë në mënyrë që me rrit presionin, që me u thirr seanca.

Për u pyet për miratimin e buxhetit të vitit 2015, ishte i prerë në përgjigje.

“Kjo s’do koment. Me 36 vota me miratu buxhetin e 120 deputetëve, kjo s’do koment”, tha Haradinaj.

Ndërsa, tha se kanë filluar mbledhjen e nënshkrimeve që pritet t’i dërgohen Flora Brovinës, me kërkesën që ajo të thërret seancës.

“Kemi filluar mbledhjen e nënshkrimeve, besoj që në fillim të javës që po vjen do ta dorëzojmë edhe kërkesën”, tha ai.

Haradinaj në fund tha se kish me qenë mirë, që seanca, kurdo që mbahet, me pas zgjidhje.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.