roze
Harbohet Rita Ora
Kur bëhet fjalë për vallëzim, Rita Ora nuk hap rrugë. “The Sun” publikoi disa fotografi të bjondes të shkrepura në festën e saj për ditëlindjen e 25.
Rita shihet duke bërë disa lëvizje sensuale, duke treguar më shumë se ç’duhet. Pranë kishte edhe një gotë verë.
Një mik i saj, ka thënë se fotot nuk e habisin aspak, pasi këngëtarja gjithmonë vallëzon në festa, ndërsa shtoi se e meritonte pak pushim.
“Fotot nuk më habisin pasi Rita pëlqen që të kërcejë dhe të këndojë në festa. Por, nëse dikush meriton pak pushim, atëherë padyshim është Rita. Ajo është e angazhuar pothuajse 24 orë”, citohet të ketë thënë ai.