☀️
Tiranë 32°C · Kthjellët 15 July 2026
S&P 500 7,545 ▲0.02%
DOW 52,619 ▲0.21%
NASDAQ 26,127 ▲0.08%
NAFTA 78.92 ▼0.53%
ARI 4,054 ▼0.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1419 EUR/GBP 0.8529 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 93.7745 EUR/MKD 61.6035 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 53.7160 EUR/JPY 185.21 EUR/CAD 1.6066 EUR/USD 1.1419 EUR/GBP 0.8529 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 93.7745 EUR/MKD 61.6035 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 53.7160 EUR/JPY 185.21 EUR/CAD 1.6066
₿ CRYPTO
BTC $65,166 ▲ +0.44% ETH $1,922 ▲ +2.42% XRP $1.1212 ▲ +1.33% SOL $77.7600 ▲ +0.36%
S&P 500 7,545 ▲0.02 % DOW 52,619 ▲0.21 % NASDAQ 26,127 ▲0.08 % NAFTA 78.92 ▼0.53 % ARI 4,054 ▼0.39 % S&P 500 7,545 ▲0.02 % DOW 52,619 ▲0.21 % NASDAQ 26,127 ▲0.08 % NAFTA 78.92 ▼0.53 % ARI 4,054 ▼0.39 %
EUR/USD 1.1419 EUR/GBP 0.8529 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 93.7745 EUR/MKD 61.6035 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 53.7160 EUR/JPY 185.21 EUR/CAD 1.6066 EUR/USD 1.1419 EUR/GBP 0.8529 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 93.7745 EUR/MKD 61.6035 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 53.7160 EUR/JPY 185.21 EUR/CAD 1.6066
15 Jul 2026
Breaking
Politika

Harmonizimi i terminologjisë së diktaturës, Komisioni i Kulturës shqyrton ndryshimet në ligjin e ISKK-së

Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën ka marrë në shqyrtim një projektligj për ndryshimin e ligjit organik të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri (ISKK). Nisma, e propozuar nga deputetja dhe njëherësh kryetarja e komisionit, Ina Zhupa, synon saktësimin shkencor të emërtimeve të strukturave të ish-Sigurimit dhe forcimin e pavarësisë institucionale të institutit.

Unifikimi i termave ligjorë me fondet arkivore

Gjatë prezantimit të nismës përpara anëtarëve të komisionit, Zhupa sqaroi se ndryshimet e propozuara në katër nene synojnë të zgjidhin ngatërresat terminologjike që vështirësojnë punën kërkimore të historianëve në arkivat shtetërore. Sipas saj, ligji aktual përdor terma popullorë të kohës dhe jo emërtimet formale zyrtare që gjenden në dokumentet e periudhës komuniste.

“Në ligjin ekzistues kishte terma që nuk ishin gjuha zyrtare formale e kohës por gjuha e përditshme e tyre. Shumë e vështirë të pasqyrohen në fondet arkivore zyrtare. Iu duhen termat e saktë që të aksesojnë me leje në fondet e sakta arkivore.”, u shpreh Zhupa.

Zhupa solli si shembull mospërputhjen e emërtimeve ekzistuese për strukturat e Ministrisë së Brendshme të asaj kohe me dokumentacionin e tyre origjinal:

“Disa prej emërtimeve të përdorura në ligjin ekzistues si forca kufitare, reparte të ndjekjes në Ministrinë e Brendshme, nuk përkojnë me terminologjinë zyrtare të institucioneve të asaj periudhe. Emërtimet e sakta në dokumente origjinale janë Drejtoria e Kufirit dhe e Ndjekjes dhe Divizioni i Mbrojtjes së Popullit dhe Brigada e Sigurimit të Shtetit.”

Saktësimi i statusit institucional dhe skemës së shpërblimeve

Një tjetër pikë thelbësore e projektligjit është rregullimi i statusit të ISKK-së si institucion i pavarur kushtetues dhe shmangia e klasifikimit të tij si pjesë e administratës qendrore nën varësinë e ekzekutivit.

“Në nenin katër në tekstin ekzistues institucioni përkufizohet si institucion publik qëndror i pavarur. Duke qenë se ISKK është institucion i pavarur që raporton drejtpërdrejt në Kuvend dhe nuk është pjesë e administratës qëndrore, fjala qendrore hiqet për të shmangur pasaktësitë.”, tha Zhupa.

Lidhur me këtë pavarësi, nisma propozon gjithashtu ndryshimin e skemës së shpërblimit për anëtarët e bordit dhe këshillit shkencor, duke i shkëputur ata nga vendimet e Këshillit të Ministrave (VKM) dhe duke i lidhur drejtpërdrejt me ligjin horizontal nr. 9584/2006 për institucionet e pavarura që raportojnë në Kuvend.

Pavarësia buxhetore dhe hapat e mëtejshëm

Sipas relatores dhe propozueses së projektligjit, miratimi i këtyre ndryshimeve nuk mbart implikime financiare për financat publike:

“Sa i përket efekteve financiare, zbatimi i projektligjit nuk sjell kosto shtesë për buxhetin e shtetit. Ndryshimet në disa nene nuk kanë ndikim financiar. Projektligji është në përputhje me Kushtetutën, parimet e sigurisë juridike dhe miratimi i tij do të harmonizojë përkufizimet ligjore me terminologjinë zyrtare arkivore”, shpjegoi Zhupa.

Në përfundim të shqyrtimeve dhe pas diskutimeve mes deputetëve, anëtarët e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën ranë dakord që projektligji t’i dërgohet zyrtarisht Këshillit të Ministrave për marrjen e mendimit përpara kalimit për shqyrtim në seancë plenare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.